Fëmijët emigrantë në kufirin SHBA-Meksikë do të kalojnë në kontroll shëndetësor

Fëmijët emigrantë të cilët janë nisur nga vendi i Amerikës Qendrore, Guatemala, dhe kanë kaluar ilegalisht në SHBA nëpërmjet kufirit të Meksikës, do kalojnë në kontrollin shëndetësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësia e Ruajtjes Doganore dhe Kufitare të SHBA-ve (CBP), pas humbjes së jetës të fëmijës 8 vjeçar i cili u arrestua në kufi, ka dhënë urdhër për kalimin në kontroll shëndetësor të të gjithë fëmijëve të emigrantëve që janë arrestuar.

Sipas një deklarate të bërë nga CBP, kjo njësi në lidhje me ofrimin e shërbimit shëndetësor për fëmijët emigrantë nën paraburgim ka nevojë për ndihmë edhe nga institucione të tjera si roja bregdetare, Departamenti Amerikan Shëndetësor dhe i Shërbimeve Humanitare, Departamenti i Mbrojtjes dhe Agjencia federale e menaxhimit të situatave emergjente.

Ndërkohë bëhet e ditur se në lidhje me numrin e fëmijëve që ndodhen në paraburgim nuk është dhënë informacion.

Mbrëmë në spitalin e shtetit federal amerikan New Mexico ndërroi jetë një fëmijë 8 vjeçar nga Guatemala. Fëmija ishte arrestuar pasi së bashku me familjen ilegalisht tentoi të hyjë në SHBA. Nga Departamenti Amerikan për Siguri të Kufijve ishte bërë e ditur se fëmija të premten shfaqi simptoma të problemeve shëndetësore dhe për këtë shkak nga paraburgimi u transferua në spital në qarkun Alamogordo. Pasi u diagnostikua me ftohje dhe temperaturë fëmijës iu dhanë disa ilaçe dhe u largua nga spitali. Pasi në orët e mëpasshme tek fëmija u shfaqën sërish probleme shëndetësore ai u dërgua sërish në spital ku dhe humbi jetën.

Edhe javën e kaluar një vajzë 7 vjeçare nga Guatemala ndërroi jetë në paraburgim në SHBA. Sipas lajmit të agjencisë Associated Press të bazuar mbi deklaratat e rojës kufitare vajza e vogël kishte qëndruar për disa ditë në uri dhe pa ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button