fbpx

Ukraina i ka dhënë fund gjendjes së luftës në rajonet kufitare

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi fundin e gjendjes së luftës në rajonet kufitare të vendit ,që u imponua muajin e kaluar pasi Rusia kapi anijet ukrainase në Detin e Zi, transmeton REL.

“Sot, përfundon gjendja e luftës. Ky është vendimi im kryesor”, tha Poroshenko gjatë një takimi të kabinetit ushtarak në Kiev, më 26 dhjetor.

Poroshenko tha se kishte ndërmarrë këtë vendim “bazuar në analizën e të gjithë komponentëve të situatës së sigurisë në vend”.

Më 26 nëntor, parlamenti i Ukrainës mbështeti kërkesën e Poroshenkos për gjendjen e luftës pasi forcat ruse qëlluan mbi anijet e Ukrainës dhe kidnapoi 23 marinarë pranë ngushticës Kërç. Detarët ende mbeten në paraburgim nga Rusia.

Gjendja e luftës 30-ditore u imponua në 10 rajone, duke përfshirë zona afër territoreve të kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit dhe në bregun e Detit të Azov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button