Panairi i Librit në Tetovë, pak vizitues, nuk ka ngrohje qendrore

Panairi i Librit i cili po zhvillohet këto ditë në Tetovë ka shumë pak vizitorë, disa nga shtëpitë botuese kanë vërejtje për organizimin, ndërkaq problem shtesë është që në këto temperatura të ulëta, nuk ka ngrohje qendrore,  njofton Portalb.mk.

Sipas shtëpive botuese pjesëmarrëse në këtë panair numri i vizitorëve, por edhe shtëpive botuese është i vogël dhe organizimi nuk është në nivelin e duhur.

Panairi i Librit "Tetova 2018"
Panairi i Librit “Tetova 2018”

“Ne jemi njoftuar për organizimin e këtij panairi tre ditë përpara se i njëjti të fillojë, ndoshta kjo është edhe arsyeja përse kemi kaq pak vizitorë, por dhe kaq pak shtëpi botuese pjesëmarrëse”, thonë nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”.

Përveç tjerash pjesëmarrësit po përballen edhe me problemin e ngrohjes qendrore e cila nuk është lëshuar dhe nuk funksionon në sallën ku ky panair po zhvillohet. Shitësit po shesin librat me doreza në duar.

“Them se koha është e papërshtatshme për të organizuar një panair librash. Tani janë festat e fundvitit dhe njerëzit nuk janë shumë të interesuar për Panairin e Librit. Kjo mund të jetë arsyeja se përse ka kaq pak interesim”, thonë pjesëmarrësit e këtij panairi.

Ndërkaq lexuesit thonë që ndonëse ka shumë pak shtëpi botuese pjesëmarrëse, ata kanë arritur t’i gjejnë titujt më të ri.

“Çmimet janë ato të zakonshmet, nuk është se ka shumë zbritje, por megjithatë kemi arritur t’i blejmë më lirë se çmimi normal”, shprehen ata.

Panairi i Librit “Tetova 2018” u organizua nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 24 deri më 28 dhjetor 2018, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button