Ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar deri më tani, do të mbahet këtë verë në Krivollak

Ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar, deri tani, në Maqedoni “Goditja vendimtare”, do të mbahet në qershor dhe korrik në poligonin e armatës “Krivollak” dhe Qendrën për trajnim “Pepelishtë”. Ai do të jetë pjesë e  kompleksit të ushtrimeve të Komandës Evropiane të forcave të armatosura të SHBA-ve “Sabre Guardian 19” në rajonin e Detit të Zi dhe të Ballkanit, njofton “Meta“, përcjell Portalb.mk.

– Bëhet fjalë për një cikël aktivitetesh të ushtrimit në shkallë të madhe në të cilin do të demonstrohet përdorimi i mbrojtjes kolektive të besueshme që përfshin ushtrime të mbështetura me kompjuter, trajnim në terren dhe ushtrime të gjuajtjeve me municion të vërtetë, në të cilin do të përfshihen dhjetëra mijëra pjesëtarë të forcave të armatosura prej të paktën dhjetë vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, dhe që zhvillohet në vendet e rajonit të Detit të Zi – njoftoi Zyra marrëdhënieve me publikun të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së.

Ushtrimi “Goditje e vendosur” do të jetë stërvitja më e madhe ndërkombëtare, deri tani, në Republikën e Maqedonisë. Në rrjedhë e sipër është përgatitja e planit të aktiviteteve të ushtrimit, të cilin po e punojnë përfaqësuesit e ARM-së, të forcave të armatosura të SHBA-ve, Shqipërisë, Bullgarisë, Mali të Zi dhe Lituanisë.

– Ushtrimi “Goditja vendimtare” tashmë ka hyrë thellë në procesin e planifikimit,  në të cilin deri më tani së bashku me përfaqësuesit e Gardës kombëtare të Pensilvanisë, të Armatës Amerikane për Evropë, Zyra për bashkëpunim në mbrojtje në Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni janë realizuar disa vëzhgime të kapaciteteve të akomodimit terrenet për realizimin e trajnimit dhe ushtrive AP Krivollak, për njohje më të ngushtë të përfaqësuesve të ushtrisë së SHBA-ve me kapacitetet dhe mundësitë AP Krivollak – tha Nënkolonel Toni Janevski, Shefi i Zyrës dhe zëdhënës i ARM-së.

Për ushtrimin që do të mbahet kah mesi i dhjetorit kanë diskutuar Shefi i Shtatmadhorisë gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski dhe Zëvendës komandanti për çështje të Gardës Kombëtare të forcave tokësore të SHBA në Evropë, gjeneral-majori Xhon Gronski. Gjurçinovski ,për përgatitjet, e ka njoftuar edhe Komandantin Komandës së Përbashkët të NATO-s në Napoli, admiralin Xhejms Fogo, i cili këtë muaj e vizitoi Shkupin.

– Mund të themi se si pararojë e “Goditjes vendimtare”, ishte ushtrimi “Dragoon Guardian 17”, e cila ishte pjesë e “Sabre Guardian 2017”, ku në një farë mënyre u vërtetuan mundësitë dhe kapacitetet e AP “Krivollak”, – shton Janevski.

Kapacitetet që i ka “Krivollak” janë certifikuar edhe nga komisioni i Komandës VII për trajnime të forcave tokësore të SHBA-ve, i cili e ka  vërtetuar mundësinë që  poligonin ta përdorin njësitë ajrore amerikane.

– Rishtazi në “Krivollak”, nga 1 deri në 20 gusht njësitë e forcave tokësore të SHBA-ve kryen ushtrime me helikopterë “Blek Houk” armë e këmbësorisë me kalibër të vogël, armë anti-tank dhe armë tjera të këmbësorisë – shpjegon Janevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button