Është shpallur Thirrje publike e re nga IPARD 2 për bujqit dhe blegtorët

Sot, me punëtorinë e parë me temë “Shfrytëzim i mjeteve nga Instrumenti për ndihmë para-aderuese të Bashkimit Evropian për zhvillim rural – IPARD 2014-2020”, filloi fushata për informim dhe edukim për IPARD-fondet, njofton Portalb.mk.

“Kjo thirrje iu mundëson ekonomive bujqësore spektër të gjerë investimesh në prodhimtarinë primare bujqësore dhe blegtorale, duke përfshirë edhe intervenime infrastrukturore. IPARD-programet janë me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë maqedonase dhe përfshijnë masa të cilat drejtpërdrejtë iu ndihmojnë bujqve tanë. Prandaj, me buxhetin për vitin 2019 kemi zmadhuar bashkë-financimin nacional për IPARD prej 60 milion denarë për 151 milion denarë”, deklaroi drejtori i Agjencisë për pagesa, Nikollçe Babovski.

Prej mjeteve të cilat do të bashkë-financohen, 75 përqind do të sigurohen nga IPARD-programi, kurse 245 përqind të mjeteve nga buxheti. Përkrahja e përgjithshme financiare për këtë thirrje publike është afër 12 milionë euro. Afati përfundimtar për parashtrim të kërkesave është 09 shkurt 2019.

“Me këtë masë do të mund të ndërtohen apo rikonstruktohen objekte për ushqim për bagëti, serrave dhe kapacitete për ftohje – kalibrim dhe paketim të produkteve bujqësore, Gjithashtu mund të blihen edhe makina dhe pajisje për bujqësi, sisteme pikë-për-pike, por jo edhe traktorë, për shkak se buxheti për këtë dedikim është i shfrytëzuar me Thirrjen e kaluar. Përkrahja e fundit në suaza të kësaj Thirrjeje publike ka kapë shumën prej 11 milionë 883 mijë euro”, ka shtuar Babovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button