“Masakër” i palejueshëm i standardeve gazetareske dhe atyre morale

Burimi: KriThink

Titulli shokues i këtij artikulli është elementi kryesor për recension, për shkak se, për dallim nga vetë teksti, ai është nxitës, gjegjësisht përveç që ka etiketë të sensacionalizmit, poashtu paraqet përpjekje për të përhapur urrejtje etnike. E gjithë kjo çon në një shkelje të qartë të Kodit etik të gazetarëve të Maqedonisë, por edhe standardeve themelore morale.

.

Linku deri te artikulli origjinal: Shqiptari therri një serbe në një rrugë në Vjenë

Data dhe koha e publikimit: 18.12.2018

Data e recensionit: 20.12.2018

Recenzues: Sasho Spasoski

Titulli “Shqiptari therri një serbe në një rrugë në Vjenë” në leximin e parë le përshtypjen se bëhet fjalë për ndonjë vrasje të shkaktuar nga mosdurimi etnik, për shkak se janë përmendur qartë çpërkatësitë etnike edhe të vrasësit dhe të personit të vrarë. Por, kur lexohet teksti, bëhet e qartë se bëhet fjalë për bashkëshortin që e ka vrarë gruan e tij. Me këtë rast, artikulli nuk ofron asnjë mbështetje për titullin, gjegjësisht se në çfarë do mënyre motivi për vrasjen ka qenë përkatësia etnike. Përkundrazi, thuhet qartë se motivi ka qenë xhelozia, dhe se vrasësi ka deklaruar se vrasja nuk ka qenë e planifikuar, por se ka ndodhur në afekt.

Duke pasur parasysh se si tingëllon, si është e formuluar dhe çfarë përshtypje fillestare lë, ky titull nuk mund të kuptohet ndryshe përveç se si përpjekje për t’i njollosur pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare.

Duke përmendur disa nga identitetet e vrasësit dhe të viktimës, titulli bën shkelje të qartë të neneve 10 dhe 11 të Kodit të etikës gazetareske:

  1. Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).
  2. Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni.

Përveç kësaj, titulli ka edhe element të sensacionalizmit, i cili, gjithashtu nuk është në përputhje me Kodin e etikës së gazetarëve.

  1. Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga sensacionalizmi.


Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe nuk duhet të sugjerohet aktgjykimi.

Mirëpo, është shkelur edhe një nen tjetër, që ka të bëjë me kulturën e të  folurit dhe etikën.

  1. Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Përveç kësaj, titulli është dezinformues në një farë mase, sepse lajmi më i ri, goditës dhe kryesor në tekst ka të bëjë me marrjen e aktvendimit gjyqësor për vrasësin. Nga ana tjetër, goditja kryesore në titull është vetë akti i vrasjes që në momentin e publikimit të këtij lajmi është informacion i vjetër.

Në fund, në vetë lajmin, nuk u arsyetuar as pretendimi nga titulli – se bashkëshortja Dragica është therrë dhe se kjo ka ndodhur në rrugë. Nuk ka asnjë konfirmim, nuk ka linke që çojnë në ndonjë lajm të publikuar më parë, nuk ka linke deri te ndonjë artikull që do ta konfirmonte “therrjen” dhe vendin e ngjarjes (në rrugë) nga policia austriake, për shembull, në juridiksionin e drejtpërdrejtë të së cilës është hetimi i vrasjes, e sa i përket ndonjë deklarate të drejtpërdrejtë të dikujt lidhur me këtë ngjarje, me të cilën deri diku do të konfirmohej ajo që thuhet në titull, as që bëhet fjalë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button