Ja pse duhet të lexoni çdo lajm deri në fund

Burimi: KriThink

Shpesh në tekstet e mediave, që janë dhe “të huazuara” nga mediat e tjera, dhe të pandryshuara as në pikë e as në presje, duken një mori manipulimesh të natyrave të ndryshme. Në këtë tekst, duket një prej manipulimeve më të shpeshta që hasen në tekstet e mediave online, për të përfituar një klikim më shumë, ai është, titulli manipulues, ndërsa tekst korrekt që nuk ka lidhje aspak me temën që e paralajmëron gazetari.

.

Linku deri te artikulliKeqpërdorime në rikonstruimin e teatrit të Tetovës?

Data e publikimit: 13.12.2018

Data e recensionit: 26.12.2018

Recensuese: Ferikan Iljazi

Një tekst i tillë klasik që është shkruar vetëm për të manipuluar është edhe ky që po e recensojmë. Edhe atë vetëm me dy klikime në tastierë…Teksti është huazuar nga televizioni Alsat duke mos vëndosur link deri te teksti origjinal edhe pse është cekur mediumi, dhe trajton zvarritjet e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Tetovës, ndërsa në titull, autori i këtij shkrimi pretendon se punimet në Teatër janë stopuar shkaku i keqpërdorimeve. Por, ku i ka autori argumentet e keqpërdorimeve?! Kjo do të thotë se ky  titull është i rrejshëm dhe manipulues.

Kujdes me kokluzat që ua servojnë!

Gazetari nuk e ka për detyrë, ose nëse mund të them, nuk e ka të lejuar tua imponojë ndonjë mendim ose qëndrim personal të tijin. Ai duhet ti prezantojë faktet dhe argumentet e të gjithë palëve, ndërsa ju duhet të bëni vlerësimin.

Lexoni çdo lajm deri në fund!

Lexues. Keni kujdes nga titujt se janë tejet të rrezikshëm, dhe mund tu japin vetëm njërën anë të medaljes, ose asnjërën, pasi mund të jenë manipulues. Që të jeni gjithmonë të mirëinformuar, lexoni tekstin deri në fund, pasi varësisht nga stili i gazetarit, dhe varësisht se për çfarë lloj mediumi punon, televizion, radio, gazetë, ashtu edhe vendosen renditja e informacioneve dhe fakteve.

 

 

 

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Puna e ketyre lajmeve eshte si puna e bariut qe dy here ka genjyer fshatin, per se treti here vjen ujku ne te vertete.
    I kuptoj portalet dhe gazetat se duhet te kene tituj bombastik. Por jo, pas ketij titulli mos te ket lajm.
    Ne vend te informatave shkruajne pordha….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button