Maqedoni, do të mbahen provime menaxheriale për drejtorët e shëndetit publik

Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur provime për drejtorët e institucioneve publike shëndetësore, që është kusht sipas ligjit për mbrojtje shëndetësore që të mund të konkurrojnë në konkurset për drejtorë, njofton Portalb.mk.

“Pyetjet për provimet janë përgatitur, janë aprovuar edhe nga komisioni revizional dhe në janar do ta publikojmë konkursin për provimin bashkë me pyetjet”, tha ministri Venko Filipçe.

Sipas dispozitave ligjore, drejtorët e klinikave duhet të kalojnë provimin menaxherial, që përbëhet nga pjesa teorike dhe praktike. Pjesa teorike kalohet në mënyrë elektronike, nën mbikëqyrje të një komisioni të veçantë, në hapësirë ku janë të bllokuar sinjalet elektronike, sepse nuk lejohet përdorimi i internetit, celularëve dhe mjeteve tjera të komunikimit.

Përgatitje të kandidatëve për provim të provimit menaxherial do të kryejë Ministria e Shëndetësisë, kurse ata që do ta kalojnë provimin, do të mund të konkurrojnë në konkurset për drejtorë, të cilin do ta shpall bordi udhëheqës i cilit institucion shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë do të furnizojë 8 mamografë

Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar nevojën për furnizimin e 8 mamografëve për nevojat e institucioneve shëndetësore, në vlerë prej 85 milionë denarësh.

Sipas asaj që deklaroi sot në konferencën për media, zëdhënësi Muhamed Hoxha, “Mamografët priten të shpërndahen në institucione gjatë vitit 2019, ndërsa pagesa e tyre të realizohet deri në vitin 2021”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button