Sindikata e Pavarur e Gazetarëve rikujton se punëdhënësit kanë obligim të paguajnë K-15

Punëdhënësit kanë obligim t’u paguajnë regres për pushimin vjetor, të njohur si K-15 të gjithë të punësuarve në media, rikujtojnë nga Sindikati i Pavarur i Gazetarëve dhe Punëtoritë Mediale, transmeton Portalb.mk.

“Ky obligim i punëdhënësve vjen nga marrëveshja kolektive për sektorin privat nga viti 2015 dhe përfshin minimum 9.610 denarë. Regresi për pushimin vjetor u takon të gjithë të punësuarve që kanë punuar më së paku gjashtë muaj nga viti që po shkon, ndërsa nëse nuk u paguhet, punëdhënësit mund të marrin dënim me para ose me burg”, theksojnë nga Sindikati.

Ata theksojnë se punëdhënësit në varësi të gjendjes ekonomike financiare në  media, mund të japë shumë më të vogël të shumës së parave për regresin për pushimin vjetor, por kjo nuk mund të bëhet pa u konsultuar më parë dhe të marrë pëlqim nga Sindikati.

“Sindikati i Pavarur i Gazetrëve dhe Punëtorive Mediale ka informata se një pjesë e mediave në Maqedoni ende nuk e kanë paguar regresin e pushimit vjetor dhe për atë apelon deri te gazetarët dhe punëtorët medial të informohen me ndodhitë në lidhje me regresin për pushimin vjetor në firmën e tyre dhe në rast se gjejnë problem ta kontaktojnë Sindikatin”, apelojnë nga SHGM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button