Nëse organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare me ato presidenciale, mund të ketë shtyrje të datës së negociatave

Nëse në pranverë organizohet që së bashku me zgjedhjet presidenciale, të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë Franca, Holanda dhe Danimarka mund të kërkojnë shtyrje të marrjes së datës për negociata në qershor të vitit të ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

Burime qeveritare thonë se edhe pse në LSDM dhe te një pjesë e partnerëve mbisundon qëndrimi që së bashku me zgjedhjet presidenciale të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri është kundër, sepse i frenon proceset për hyrje të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si dhe reformat e paralajmëruara në ekonomi dhe në gjyqësi, ndërsa mund të ketë rezistencë edhe te tre vendet anëtare të BE-së.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se viti 2019 do të jetë viti i ekonomisë dhe rritjes ekonomike.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje paralajmëroi se me dy ose tre shkurt të vitit të ardhshëm do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen me siguri kah fundi i marsit ose në fillim të prillit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button