Konflikt mes qytetarëve dhe policisë në Banja Llukë për arrestimin e Davor Dragiçeviqit

Policia e Republikës Serbe e arrestoi dje në mëngjes në Banja Llukë, Davor Dragiçeviqin, babai i djalit të vrarë David Dragiçeviq, gjë që shkaktoi protesta ashpra në atë qytet, por edhe në Bosnje e Hercegovinë më gjerë, shkruan Vesti.istinomer.rs, transmeton Portalb.mk.

Janë arrestuar disa anëtarë të cilët janë mbledhur rreth grupit e “Drejtësi për Davidin në mesin e të cilëve është edhe nëna e Davidit, Suzana Radanoviq dhe disa zyrtarë të partisë. Pas gjendjes së jashtëzakonshme në Sheshin e Krajinës dhe përleshjet midis policisë dhe qytetarëve të mbledhur. në mbrëmje qindra njerëz kanë protestuar në mënyrë paqësore në parkun “Petar Koçiq”, prej ku kordoni i policisë së Republikës Serbe i ka dëbuar së shpejti. Qytetarët pastaj në prani të policisë u transferuan, përpara Tempullit Krishti Shpëtimtari. Pas protestës, që zgjati një orë e gjysmë, demonstruesit dhe policia janë larguar, ndërsa tubim i ri është planifikuar për sot në orën 18:00. Në të njëjtën kohë, qytetarë në Sarajevë dhe Mostar kanë protestuar në mbështetje të Dragiçeviqit  dhe grupit “Drejtësia për Davidin”. Ministria e Brendshme e RS konfirmoi arrestimin e Dragiçeviqit, me një njoftim se “personi D.D. është arrestuar për dokumentim të veprës penale ‘rrezikim i sigurisë’”. Gjegjësisht, Dragicevic ka r refuzuar të hënën të pranojë nga policia thirrje për marrje në pyetje për shkak “rrezikimin e sigurisë të ministrit të policisë Dragan Llukaç dhe Darko Iliq dhe funksionarëvet të lartë në MPB-në e RS-së”, të cilët përndryshe Dragiçeviq i akuzon për vrasjen e birit tij David, për çka ai proteston me muaj të tërë, ndërsa e kanë mbështetur edhe numër i madh i qytetarëve, si dhe partitë opozitare në RS.

Rikojtojmë, David Dragiçeviç (21) u zhduk në natën e 18 marsit të këtij viti, ndërsa trupi i tij u gjet gjashtë ditë më vonë. Policia ka thënë se Davidi është vrarë, ndërsa babai i tij pohon se Davidin e kanë “rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë anëtarë të pandershëm të MPB-së në RS”. Ngjarjet në Banja Llukë i kanë dënuar shumë parti politike dhe individë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. “Delegacioni i BE-së dhe Zyra e përfaqësuesit  Special i BE-së në BeH janë të shqetësuar thellësisht nga situata në Banja Llukë prej sot në mëngjes. Kemi kërkuar sqarime urgjente NGA MPB-ja për arrestimet aktuale të njerëzve të ndryshëm që lidhen me lëvizjen “Drejtësi për Davidin’, duke përfshirë edhe Davor Dragiçeviqin si dhe politikanë të opozitës. Po e përcjellim me vëmendje zhvillimet në Banja Llukë dhe apelojmë te të gjithë të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga dhuna”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së. Shefi i Misionit të OSBE në BeH Brus Berton,profilin e tij “Twitter”, ka apeluar për paqe dhe shmangie të dhunës. “Transparency International” në BeH dënoi sjelljen e pjesëtarëve të MPB-së, duke theksuar se arrestimi dhe ndalimi i gazetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile, deputetëve aktualë dhe të mëparshëm, nuk janë gjë tjetër veçse demonstrim i forcës dhe shtypje e lirive politike dhe mediatike duke përdorur mjete represive. “Në vend se të bëjë hetime për rastin e David Dragiçeviq, MPB e RS i ka drejtuar aktivitetet e saj kundër kundërshtarëve politikë të qeverisë së tanishme dhe aktivistëve të shoqërisë civile të cilët kërkojnë të vërtetën në lidhje me vuajtjet e bashkëqytetarëve të tyre. Me pushtimin e sheshit kryesor në Banja Lluka nga policia, u dërgua mesazh për të gjithë qytetarët se mendimi i ndryshëm nga ai që e përfaqëson qeveria aktuale nuk do të tolerohet, dhe se secili që mendon ndryshe dhe e shprehë atë publikisht do të të arrestohet ose do të ndiqet politikisht. TI e BiH posaçërisht e dënon përdorimin e brutalitetit ndaj familjes Dragiçeviq, e cila tërë kohën vetëm është duke u përpjekur të mësojë të vërtetën për vrasjen e djalit të tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kryesuesi i Kryesisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik deklaroi se është e papërshtatshme që anëtari kroat i Kryesisë Zheljko Komshiç të komentojë aksionit e policisë-prokurorisë në RS, ndërsa edhe më e papërshtatshme është që këtë e bën për arsye politike. “Vendosja e policisë së RS në kontekstin e luftës së viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, përpjekjet për diskreditimin e saj me akuza për të ashtuquajturin gjenocid dhe më në fund thirrje për reforma të reja të policisë zbulon se Komshiç vdekjen tragjike të të riut nga Banja Lluka e përdorë për të arritur qëllimet e tij politike”, ka thënë Dodik. Përndryshe, Komshiç duke i komentuar ngjarjet në Banja Llukë, ka thënë se “në tavolinë duhet të kthehet çështja e reformës së agjencive policore në BeH dhe vënia e tyre në shërbim të qytetarëve, e jo të partive politike dhe individëve të papërgjegjshëm”. Iniciativa “Mos e furrni Beogradin”, u bëri thirrje qytetarëve që sot në ora 12 të mblidhen në platformën para Fakultetit Filozofik në Beograd për të dërguar mesazh solidariteti dhe për mbështetje të qytetarëve të Banja Llukës. “Lufta kundër sistemeve autoritare dhe liria e qytetarëve nuk njeh kufij, ndërsa solidariteti është arma jonë”, ka njoftuar iniciativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button