Basha: Rama mashtron studentët! “Ricikloi” ato që ka thënë më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i konsideroi mashtrime premtimet e reja të Edi Ramës për studentët, të cilat kryeministri i prezantoi në një konferencë për shtyp paraditen e së mërkurës.

“Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot janë riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve, nuk zgjidhin asnjë nga problemet e thella me të cilat përballen studentët, transmeton TCH.

Sipas Bashës, dy janë zgjidhet për daljen nga kjo situatë. Së pari, anulimin e plotë të ligjit për Arsimin e Lartë.

“Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë në konsultime me pedagogë, ku të mishërohen standardet e Europës. Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët. Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete. Rritja financiare nuk çon në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë”, tha Basha.

Sipas Bashës, rruga e dytë është dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button