Amnisti për ngjarjet e “27-prillit” ka kërkuar edhe avokati Elenko Millanov

Mes 62-personave që kanë dorëzuar kërkesë për amnisti për ngjarjet e 27-prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është edhe avokati Elenko Milanov, i cili është mbrojtës i disa të akuzuarve për ngjarjet e 27-prillit, transmeton Portalb.mk.

Para fillimit të seancës së sotme në Gjykatën Penale, kryetarja e këshillit gjyqësor Dobrilla Kacarska e pyeti se a është edhe ai i akuzuar në rast.

“E drejta juaj ligjore është të dorëzoni kërkesë për amnisti, por nuk e di në çfarë baze është. Ndoshta edhe ju jeni i akuzuar”, pyeti gjykatësja Kacarska.

Seanca duhej të vazhdojë me dëshmitë shtesë të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Mitko Çavkov, Dushko Lazarov dhe Igor Jug, por për shkak amnistisë së vlefshme gjykatësja Kacarska kërkoi të vendosin të akuzuarit se dëshmitë a do të jepen sot ose në seancën e radhës, edhe pse gjithsesi do të dihet se kush do të amnistohet e kush jo.

Më pas gjykata vendosi që të fillohet me dëshmitë e të akuzuarit Dushko Lazarov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button