Hapësira e ish Higjienës komunale në Çair po shndërrohet në deponi mbeturinash

Banorët  e lagjes Serovë në komunën e Çairit, gjegjësisht ata që jetojnë pranë hapësirës ku kohë më parë ishte Higjiena komunale, ankohen për mbeturinat që janë mbledhur në këtë vend, duke thënë që kjo hapësirë dalë ngadalë po shndërrohet në deponi mbeturinash, njofton Portalb.mk.

Ata kërkojnë përgjegjësi dhe kontejner më të mëdhenj në këtë vend.

“E shikoni si është bërë këtu, si mos të ishte dislokuar fare higjiena komunale. Vendi është tërë kohën i mbushur me mbeturina, nuk e mirëmbajnë, është rritur bari, nuk ka mburoja nuk e di, është një kaos që po sundon në lagjen tonë tani më një kohë të gjatë. Ne kërkojmë që të vendosen posaçërisht në këtë hapësirë kontejner të mëdhenj, se pse tani për momentin kemi vetëm koshat e vegjël individual që janë shpërndarë nëpër shtëpitë, të cilët mbushen shpejtë dhe nuk mjafton që të mblidhen mbeturinat vetëm dy herë në javë”, thonë për Portalb.mk banorët.

Ish hapësira e Higjienës Komunale në lagjen Serovë

Por nga Higjiena Komunale Shkup, bëjnë të ditur se kontejnerët e mëdhenj vendosen vetëm në lagjet ku ka ndërtesa, do të thotë më shumë banorë, kurse për shtëpitë janë parashikuar ato kontejnerët e vegjël individual të cilët u shpërndanë pa pagesë nga kjo ndërmarrje.

“Sa i përket mbeturinave të mëdha, siç janë mobiljet apo diçka e ngjashme ne kemi tre qendra ku mund të hedhen ato pa pagesë: Qendra në Karposh, Vizbeg dhe Vardarishte, kurse transporti nëse duan të bëhet apo bartja nga shtëpitë, janë private dhe paguhen shtesë”, tha për Portalb.mk, Driton Ajdini, udhëheqës i sektorit për selektimin e mbeturinave dhe transportin e tyre pranë Ndërmarrjes publike Higjiena Komunale Shkup.

Ish hapësira e Higjienës Komunale në lagjen Serovë

Nga kjo ndërmarrje gjithashtu bëjnë të ditur se me rregullore mbeturinat mblidhen dy herë në javë dhe nuk dhanë sqarime se përse kjo nuk bëhet më shpeshtë mos të mblidhen mbeturinat.

Rikujtojmë se kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu pas fitimit të mandatit tha se prioritet për atë do të jetë pastërtia e kësaj komune dhe mbledhja e mbeturinave. Portalb,mk tentoi të lidhet me disa herë më zëdhënësin e kësaj komune, pasi që nga kjo komunë kohë më parë morëm informacionin se vetëm ai është i autorizuar për komunikim me media, por Kushtrim Alla është i pakapshëm tani më disa ditë.

Ish hapësira e Higjienës Komunale në lagjen Serovë

Qytetarët kërkojnë:

  1. Më shpesh të bëhet mbledhja e mbeturinave
  2. Të vendosen kontejner të mëdhenj pranë lagjeve që kanë shumë banorë
  3. Qytetarët e papërgjegjshëm të dënohen për hedhjen e mbeturinave në rrugë dhe në vendet publike
Ish hapësira e Higjienës Komunale në lagjen Serovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button