Përplasje mes gjykatëses Kacarska dhe kryetarit Xholev, asnjëri s’dëshiron të vendos për amnistinë

Ligjin për amnisti që e kanë votuar deputetët në Kuvendin e Maqedonisë javën e kaluar  dhe që duhet ta zbatojë Gjykata dhe Prokuroria, e ka gjetur të papërgatitur Gjykatën penale. Edhe pse numri më i madh i të akuzuarve tanimë kanë kërkuar kërkesa për amnisti që të faljen, Gjykata ende nuk e di se kush përfundimisht duhet ta marrë vendimin nëse dhe kush do të amnistohet. Kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev deri sot duhet të vendos nëse për kërkesat duhet që të vendos Këshilli Penal ose Këshilli Gjykues në krye me gjykatësen Dobrilla Kacarska, njofton Poratlb.mk.

Në takimin e djeshëm jo-formal me gazetarët, Xholev ka vlerësuar se kompetent për lëndët të cilat tanimë ka vendim gjyqësor kompetent është Këshilli Penal, ndërkaq për lëndët që janë në rrjetë, kompetent është Këshilli Penal, gjegjësisht Kacarska.

“Në të kundërtën do të llogaritej si sulm ndaj pavarësisë gjatë bartjes së vendimit meritues”, thotë kryetari Xholev, i cili pranoi se ka rezistencë te Kacaraska që të vendos për amnisti dhe se  ai thotë se gjykatësit janë të kujdesshëm në lidhje me kompetencën, por megjithatë ai do të vendos se kush do të vendos për amnistinë.

Por, gjykatësja e cila e udhëheq rastin për 27 prillin, në një deklaratë për “Nezavisen Vesnik” thotë se në karrierën e saj 32 vjeçare asnjëherë nuk ka qenë rezistente dhe gjithmonë i ka respektuar ligjet. Ajo është decide se vendimet duhet t’i vendos Këshilli Penal.

“Këto vendimet duhet që të miratohen jashtë nga diskutimi kryesor, ndërkaq veçmas për këtë është kompetent Këshilli Penal, në pajtueshmëri me nenin 25 paragrafi 5 nga Ligji për Procedurë Penale. Çështja e dytë është shumë e rëndësishme që unë si gjykatës i lëndës, nëse vendos për ato kërkesa, do të thotë se e prejudikoj vendim për ata që do t’ua refuzoj. Çfarë nëse ndonjë vendim gjykatat më të larta e shfuqizojnë, ndërkaq unë kam ndërtuar qëndrim për atë të akuzuar, dhe duhet ta gjykoj? Rezistencë nuk bëj, rezistenca duhet të kërkohet te pala tjetër”, thotë Kacarska.

Ajo thotë se ky nuk është ligji i parë për amnisti që është miratuar nga shtëpia legjislative dhe se gjithmonë, sipas të gjitha ligjeve për amnisti ka vendosur vetëm Këshilli Penal, pa marrë parasysh se në cilën fazë është lënda.

Afati për dorëzim të kërkesave ka skaduar dje, ndërkaq tani pritet që të vendosin Gjykata dhe Prokuroria se kujt do t’u pranojnë kërkesat, e kujt jo.

Në mesin e atyre që deri tani kanë dorëzuar kërkesë janë edhe deputetët Kërste Mukoski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, si dhe Aleksander Vasillevski –Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Angellov –Qose, Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski Levi dhe Mitko Peshov, vëllezërit Mihaill dhe Stefan Mlladenovski, Abdulfeta Alimi dhe Zaharie Simovski. Kërkesë për amnisti kannë dorëzuar edhe regjisori Boris Damovski.

Kërkesë për amnisti mund të dorëzojnë edhe tanimë të dënuarit për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, por edhe për sulmin kundër ministres Radmilla Shekerinska. Avokatët e Pançe Angellov, i cili është dënuar me burg prej 4 vjetëve për veprën “dhunë”, nda Shekerinskës më 27 prill, dhe të Nikolla Vojminovski i cili është i dënuar me 13 vjet e gjysmë për tentim vrasje të Ziadin Selës, kanë konfirmuar se kanë dorëzuar kërkesë për amnisti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button