Lavrov: Rusia do të punojë bashkë me Serbinë rreth Kosovës

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, ia ka dërguar një telegram urimi ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në të cilin i ka thënë se Moska “është e gatshme për bashkëpunim të mëtejmë dhe më të ngushtë lidhur me atë, që ai e ka quajtur, ‘çështje kosovare’”, transmeton Koha.net.

Në telegram, Lavrov ka përmendur takimet që i ka pasur me kolegun nga Serbia dhe i ka premtuar atij se takime të ngjashme do të ketë edhe gjatë vitit 2019.

“Llogaris në takime të reja gjatë vitit që vjen për të koordinuar hapat në skenën ndërkombëtare. Jemi të gatshëm për bashkëpunim më të ngushtë lidhur me çështjen e Kosovës”, citon “blic” të ketë thënë në telegram Lavrovi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button