Burgosja e emigrantëve të paligjshëm në SHBA, ka vdekur një tjetër 8-vjeçar nga Guatemala

Një tjetër fëmijë 8-vjeçar, një djalë nga Guatemala, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte Krishtlindjeje në një nga mjediset e paraburgimit të Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit dhe Doganat. Ky është fëmija i dytë nga Guatemala që ndërron jetë në këto mjedise brenda këtij muaji, transmeton Top Channel. 

Djali, i cili ishte burgosur së bashku me të atin e tij, humbi jetën pak pas mesnate në Qendrën Mjekësore Rajonale “Gerald Champion”, në Alamogordo të New Mexicos, rreth 145 km në veri të pikëkalimit kufitar në El Paso të Teksasit.

Ai ishte dërguar në spital mëngjesin e së hënës, pasi një agjent kufitar kishte vërejtur simptoma sëmundjeje, ndërsa stafi mjekësor fillimisht e diagnostikoi atë me të ftohtin e zakonshëm, por më pas e ndërruan atë në gjendje gripale.

“Djali u mbajt edhe për 90 minuta të tjera nën mbikëqyrje, e më pas u nxor nga spital nga pasditja e 24 dhjetorit, shoqëruar me recetën për të marrë amoksicilinë dhe ibuprofen”, thuhet në njoftimin për medie të lëshuar nga agjencia kufitare amerikane dhe e doganave.

Amoksicilina është një antibiotik që lëshohet zakonisht me recetë nga mjeku, e gjithashtu i këshillueshëm.

“Por, pasditen e së hënës, djali nisi të villte dhe u dërgua sërish në spital për t’u rivlerësuar gjendja e tij. Ai ndërroi jetë vetëm pak orë më vonë”, thuhet më tej në raport.

Shkaku zyrtar i vdekjes së tij mbetet ende mister, por po zhvillohen të gjitha hetimet e mundshme e pritet të jepen detaje në vijim. Qeveria e Guatemalës ndërkohë është njoftuar nga pala amerikane, e sigurisht është në kontakte me babain dhe familjarët e tjerë të fëmijës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button