RD e Kongos, janë arratisur 21 të burgosur pasi gërmuan një vrimë

Duke gërmuar një vrimë në murin e burgut në Republikën Demokratike të Kongos janë arratisur së paku 21 të burgosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale lajmërojnë se të burgosurit fshehtas gërmuan vrimën në murin e kompleksit të burgut në provincën Beni, ndërsa më pas paaftësuan gardianët dhe u arratisën nga burgu.

Policia ka filluar kërkim të gjerë për të burgosurit e arratisur.

Kryebashkiaku i Beni, Nyoni Bwanakawa, u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë në polici nëse vërejnë të burgosurit e arratisur, duke përfshirë edhe pjesëtarë të grupeve kriminale famëkeqe.

Arratisjet nga burgjet e mbrojtura, por pa kushte në Republikën Demokratike të Kongos nuk janë dukuri e rrallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button