Rusia zgjeroi listën e sanksioneve që shënjestrojnë Ukrainën

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka zgjeruar listën e sanksioneve që shënjestrojnë individë dhe subjekte ligjore të Ukrainës, transmeton REL.

Përmes një postimi në Twitter më 25 dhjetor, Medvedev ka njoftuar se ka zgjeruar listën e sanksioneve “për të mbrojtur interesat e shtetit, kompanive dhe qytetarëve të Rusisë”.

Në listën e sanksioneve janë shtuar rreth 200 individë dhe subjekte ligjore.

Më 1 nëntor, Rusia ka vendosur “masa ekonomike speciale”, kundër 322 individëve dhe 69 kompanive ukrainase.

Personave të sanksionuar u janë bllokuar llogaritë bankare dhe asetet tjera në Rusi, si dhe u janë ndaluar transferet nga Rusia.

Në mesin e personave të shtuar në listë janë edhe ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, shefi i Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak dhe shumë të tjerë.

Kjo listë është bazuar në një dekret të presidentit rus, Vladimir Putin të publikuar më 22 tetor.

Putin ka thënë se masat ndëshkuese mund të pezullohen nëse Ukraina largon të gjitha kufizimet që ka vendosur kundër qytetarëve dhe kompanive ruse.

Kievi ka marrë masa kundër banorëve dhe bizneseve ruse pasi Moska ka aneksuar Krimenë më 2014, si dhe për mbështetjen që u ofron Rusia separatistëve që luftojnë në lindje të Ukrainës.

Në konfliktin në lindje të Ukrainës kanë vdekur më shumë se 10,300 persona nga viti 2014, derisa përveç Kievit, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë godituar Moskën me sanksione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button