Indonezi, paralajmërim për një cunami tjetër

 Autoritetet indoneziane kanë paralajmëruar banorët lokalë për një cunami të mundshëm të ri në kanalin Sunda, ku një valë e tillë mori të paktën 429 jetë njerëzish javën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet përkatëse kanë paralajmëruar popullatën se aktivitetet e reja të vullkanit Anak Krakatau kanë shkaktuar valë të reja që mund të godasin vendbanimet bregdetare dhe destinacionet turistike.

Popullsia është thirrur të largohen nga brigjet, ndërsa autoritetet në rajonin Ranjung Lesung kanë kërkuar që edhe ekipet e shpëtimit të largohen nga zonat e rrezikuara të cilët janë në kërkim të viktimave të cunamit të mëparshëm.

Të paktën 429 njerëz humbën jetën në një cunami që goditi bregun e kanalit Sunda në Indonezi më 22 dhjetor.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, deklaroi se është rritur në 429 numri i personave të vdekur dhe në 1.400 numri i të plagosurve si pasojë e cunamit që ndodhi në ngushticën Sunda e cila gjendet mes ishujve Sumatra dhe Java.

Nugroho ka konfirmuar se 128 persona ende llogariten si të zhdukur dhe se në rajon vazhdojnë punimet e kërkim- shpëtimit dhe evakuimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button