Izraeli rrënoi fshatin palestinez Araqib për herë të 137-të

Ushtria izraelite të shtunën për të 137-ën herë radhazi rrënoi fshatin palestinez Araqib në rajonin e shkretëtirës Nagev, ndërsa beduinët lokalë thonë se nuk do të shkojnë askund nga vatrat e të parëve të tyre dhe do të ngrisin kasolle të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është një nga 45 fshatrat beduine të cilave autoritetet izraelite nuk u kanë dhënë statusin e zonës së banuar duke ua mohuar të gjitha shërbimet dhe duke i kërcënuar me rrënime të vazhdueshme.

Dikur në Araqib kanë jetuar më shumë se 3.000 beduinë dhe sot në këtë vend, pranë varrezave të paraardhësve, agresionit izraelit, aty jetojnë vetëm 80 banorë.

Ish-udhëheqësi i fiseve beduine Al Harbi bleu tokën dhe në fillim të viteve 1900 ngriti fshatin Araqib, kurse pronësinë dhe statusin e fshatit ia ka njohjur Shteti Osman, por edhe pushtuesit britanikë. Megjithatë, qeveria aktuale izraelite konteston tokat beduine dhe planifikon t’i nacionalizojë ato.

Në fshatin Araqib jetojnë rreth 80 beduinë palestinez të cilët mohojnë pretendimet izraelite dhe ndërtimin e paligjshëm të fshatit dhe thonë se fshtin e kanë trashëguar nga paraardhësit që ndërtuan vendbanimin këtu shumë kohë para themelimit të Izraelit.

Fshati përbëhet nga shtëpi të ndërtuara kryesisht prej druri, siç është rasti me shumicën e fshatrave beduine në shkretëtirë, kurse popullata lokale është mësuar me ndërhyrjet shkatërruese nga buldozerët izraelitë dhe kanë të gatshme shumicën e materialeve për rindërtimin e kasollës.

Megjithëse ata mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira pa energji, ujë dhe infrastrukturë tjetër, beduinët në Araqib vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë në tokën e tyre.

Gjatë ndërhyrjes të së shtunës ushtria izraelite rrënoi fshtin Araqib dhe arrestoi kreun aktual fisnor Al Turi Al Harabi (Abu Aziz).

Ai mëngjesin e sotëm iu dorëzua burgut Remle pranë Tel Avivit për vuajtjen e një burgimi 10 muajsh të shqiptuar nga gjykata izraelite për pengesë të punës të shërbimeve izraelite në terren.

Pak para se të hyjnë në burg, Abu Aziz për AA tha se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e identitetit, traditës dhe kulturës fisnore Beduine.

“Ne ende i ruajmë dokumentet osmane që konfirmojnë se paraardhësit tanë e blenë tokën në vitin 1905 dhe e ngritën fshatin Araqib. Ata më vonë hapën puset dhe ngritën varrezat”, tha Abu Aziz.

Ai tha se edhe autoritetet britanike gjithashtu njohën pronësinë dhe statusin e fshatit Araqiba, ashtu sikur edhe qeveria pushtuese izraelite e viteve 1970.

“Autoritetet izraelite në fund të viteve 1990 nisën planin për të na dëbuar dhe për të nacionalizuar pronat tona. Ne nuk kemi tregtuar dhe nuk do të tregtojmë me gjyshërit tanë, sepse kjo do të ishte një tregti me identitetin dhe historinë tonë. Këtu kemi lindur dhe këtu do të vdesim, sepse toka është si nëna që na lind dhe na ushqen”, tha Abu Aziz.

Ai tha se në dekadën e fundit, autoritetet izraelite rrënuan 137 herë fshatin Araqib dhe se 70 procese gjyqësore të ndara janë ngritur kundër fshatarëve.

“Izraeli është një shtet terrorist dhe një shtet i kolonëve hebrenj. Palestinezët i akuzojnë për terrorizëm, por terroristë mund të jenë vetëm ata që pushtuan vendin e huaj. Nëse disa palestinezë dhe arabë mësuan terrorizin, ata e mësuan nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kolonët hebrenj”, tha Abu Aziz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button