Aksident rrugor në RD të Kongos, të paktën 50 të vdekur

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion në Republikën Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale në qytetin Kisantu 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kinshasa, një kamion është përplasur me autobusin që vinte nga kahja e kundërt.

Në aksident kanë humbur jetën të paktën 50 persona, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e kryeqytetit Kinshasa.

Në muajin tetor në një aksident që ndodhi në afërsi të Kisantu, 53 persona humbën jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button