Këto janë 4 shenjat që tregojnë se nuk po konsumoni mjaftueshëm magnez

A keni patur ndonjë periudhë që ju hahej shumë çokollatë e zezë apo keni patur probleme me gjumin gjatë natës? Këto janë shenja të mungesës së magnezit. Magnezi është një lëndë ushqyese jetësore që ndihmon trupin tonë të funksionojë siç duhet. Lajm i keq është se shumë njerëz nuk e dinë se e kanë këtë mungesë në trupat e tyre. Më poshtë janë 4 shenja me të cilat mund të kuptoni se keni mangësi magnezi:

-Dëshirat për çokollatë të zezë: Trupi gjithmonë “flet” të vërtetën. Nëse do ta dëgjoni me kujdes trupin tuaj, ju mund të kuptoni se çfarë i duhet. Një burim i mirë i magnezit është çokollata e ezezë. Një katror me çokollatë të zezë përmban 24 për qind të asaj që ju nevojitet në një ditë. Nëse trupi gjithmonë është duke kërkuar çokollatë, mund të ketë nevojë për magnez.

-Dhimbje muskujsh: Ngërçet e pakontrolluara të muskujve janë shumë të dhimbshme. Por lajmi i mirë është se magnez mund ti kontrollojë ato.

-Ankth: Një tjetër shenjë e mungesës së magnez është ankthi. Sistemi nervor qendror do t’ju japë një paralajmërim duke ju bërë të ndiheni të shqetësuar. Magnezi mund të kontrollojnë ndjenjën e ankthit.

Presioni i lartë i gjakut: Nëse jeni duke ngrënë mirë dhe jeni duke bërë aktivitet fizik siç duhet, megjithatë përjetoni presion të lartë të gjakut? Ju mund të keni mungesë magnezi në trupin tuaj. Puna e magnezit është që të qetësojë dhe zgjerojë enët e gjakut. Pra, kur nivelet janë të paqëndrueshme për shkak të mungesës së magnezit, enët e gjakut do të bëhen të ngushta, duke çuar në presionin e lartë të gjakut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button