Maqedoni, UNT-ja do ta ndryshojë përsëri lokacionin

Universiteti “Nënë Tereza” do të ndryshojë përsëri hapësirat për realizimin procesit akademik, deri në ndërtimin e objektit të ri. Ministria e Mbrojtjes po bën përgatitjet e fundit që t’i lëshojë universitetit dy objekte brenda Kazermës së Ilindenit të cilat UNT-ja do t’i shfrytëzojë përkohësisht për mësim. Me këtë është ndryshuar edhe lokacioni në të cilin do të ndërtohet objekti i ri. Rektori Aziz Pollozhani, gjatë prezantimit të punës së UNT-së për vitin 2018, theksoi se nuk dihet saktë nëse ndryshimi i lokacionit për ndërtimin e objektit të ri do të ketë ose jo imlikime financiare shtesë por se projekti bazë nuk pritet të ndryshojë, njofton Alsat M.

“Do të ndryshojnë elementet të cilat lidhen me kushtet e ndërtimit. Ne elemente të tjera të ndryshimit të objektit, sipas asaj që ne e kemi biseduar, nuk parashohim. A do të ketë harxhime më shumë ose më pak do të jetë çështje e bisedimeve ku në konkluzën e qeverisë do të jetë edhe universiteti i kyçur por edhe instanca të tjera të cilat faktikisht do të jenë pjesë e zgjidhjes së kësaj çështje”, tha Aziz Pollozhani.

Kjo deklaratë vjen pasi që sot, me rastin e trevjetorit të miratimit zyrtar të vendimit për krijimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rektori Azis Pollozhani mbajti konferencë për media, me të cilën prezantoi progresin e institucionit arsimor dhe planet për zhvillimin e saj të ardhshëm.

LEXO: ‘Mjegull’ mbi objektin e UNT-së!
LEXO: UT ngelet pa ‘hise’ në ish kazerëm e Ilindenit!
LEXO: Kaloi gjysma e 2017-ës objekti i UNT-së ende askund!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button