fbpx

Mafiozët ballkanas, larje hesapesh në rrugët e Vjenës

Policia austriake tha se rrugët e Vjenës u përgjakën të premten për shkak të larjeve të hesapeve mes familjeve mafioze ballkanase, njofton TCH.

Policia thjesht raportoi se bëhej fjalë për një vend të Ballkanit Perëndimor, pa specifikuar se cili, por dëshmitarët thanë se i plagosuri përsëriste në gjuhë sllave  fjalën: “Vëlla! Vëlla!”

Një person u vra dhe një tjetër u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë, pas sulmit në një restorant të njohur, vetëm 200 metra larg Katedrales së Shën Stefanit, në qendrën historike të qytetit.

Personi i tretë, që ishte në restorant me viktimat gjatë sulmit, u mor në pyetje nga policia si dëshmitar okular. I dyshuari mbetet në arrati.

Banorët që po qarkullonin në qendër u përfshinë nga paniku, pasi u hamendësua menjëherë se bëhej fjalë për sulm terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button