Kultura e mbjelljes së frikës në Maqedoni ka shtypur protestat studentore

Kaloi në heshtje i ashtuquajturi “ultimatum” që studentët e Tetovës ia vendosen Universitetit të Tetovës në protestën e javës së kaluar. As të parët dhe as ky i fundit nuk pranon të prononcohet që opinioni të ketë njohuri se çfarë ndodhi me kërkesat studentore, a jua varr veshin dikush atyre?

Edhe pse nuk flasin publikisht me emra, organizatorët e protestës dhe disa nga protestuesit tjerë, për Portalb.mk pohojnë se përballen me presione nga më të ndryshmet deri “çuarja e selameve” te familja e atyre që protestojnë, të mos kërkojnë më të drejtat e tyre.

Kjo kulturë e mbjelljes së frikës tek ata, ka detyruar studentët të heshtin dhe të pranojnë në heshtje disfatën e tyre kundër sistemit, të cilën e denoncojnë si të korruptuar dhe të dëmshëm për ardhmërinë e tyre.

Madje, interesante është fakti se në vend se te përgjegjësit, studentët kritikat i kanë drejtuar ndaj mediave. Nga kjo rrjedh edhe publikimi i fundit në faqen ku lajmëroheshin protestat që para një jave ishin të zëshme dhe madje lenin përshtypjen se mos po ndjekin masivitetin dhe seriozitetin si ata në Shqipëri.

“Lëvizja studentore nuk ka asnjë dokument me emrin Ultimatum, por ka Kërkesa drejtuar universiteteve, Ministrisë dhe Qeverisë. Titujt që dalin nëpër media mund t’i interpretojnë si akte vetëm individëve që u djegin kërkesat tona, si dhe mbajtja larg e partive politike nga kjo KAUZË!” është ky publikimi i çuditshëm që është bërë me 23 dhjetor, e që me gjasë del nga organizimi kaotik i tyre.

Do të bëjnë platformë online, sa për të thënë se kujdesen për studentët

Nga ana tjetër, përpos kumtesës se Universiteti i Tetovës do të ngrejë platformën online studentore, përmes së cilës siç thonë “do të mund të artikulohen të gjitha nevojat, kërkesat dhe shqetësimet e tyre, të cilat do të trajtohen me seriozitetin më të madh nga organet e njësive akademike dhe të Universitetit” nga ky institucion nuk u tha asnjë fjalë më tepër për kërkesat e studentëve.

Në pyetjet e vazhdueshme të Portalbit, për atë se çfarë ka vendosur udhëheqësia e cila na u tha se është mbledhur dhe paska diskutuar, zëdhënësi na jepte po të njëjtën përgjigje “do të keni kumtesë”.

Dhe kumtesa ishte kjo, disa paragrafë për atë se sa serioz është Universiteti dhe se “shqetësimi i çdo studentit tonë është brenga e tyre”.

“Prandaj dhe të gjitha mekanizmat dhe asetet në dispozicion i kemi vënë dhe do të vazhdojmë t’i vemë në të mirë të rinisë studentore, e cila paraqet shtyllën kryesore të mbarë shoqërisë.
Në frymën e transparencës dhe të mirës të komunitetit studentor të Universitetit të Tetovës, gjatë ditëve në vijim do të ngremë platformën online studentore, përmes së cilës do të mund të artikulohen të gjitha nevojat, kërkesat dhe shqetësimet e tyre, të cilat do të trajtohen me seriozitetin më të madh nga organet e njësive akademike dhe të Universitetit.
Universiteti i Tetovës ju siguron se do të reflektojë për çdo çështje akademike dhe studentore, me synimin që të krijojmë një platformë të qëndrueshme për të ardhmen e mbarë shoqërisë.” me kaq mbaron kumtesa.

LEXO: Universiteti i Tetovës ende nuk ka përgjigje për kërkesat e studentëve që dolën në protesta
LEXO: Tetovë: Studentët paralajmëruan protesta 24-orëshe, pritet vendimi nga Rektorati i UT-së
LEXO: Studentët e refuzuan UT-në për dialog, japin ultimatum 7 ditor për kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: Protesta studentore në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, s’ka dialog, plotësoni kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: UT-ja për protestën: Është ndarë buka e gojës që shqiptarët të shkollohen në gjuhën amtare
LEXO: Protesta në Tetovë, MASH: Në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për kërkesat e studentëve
LEXO: UEJL-i për kërkesat në protestë: Ka 2-3 elemente që mund t’i trajtojmë me studentët
LEXO: Protestat në Tetovë, UNT: Kemi model të stërvjetëruar dhe joefikas me ngarkesa financiare për studentët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button