Policia ka arrestuar 11 këngëtare dhe valltare në një objekt hotelierie në Çegran

Zyrtarë policor të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti Policor Çegra, mbrëmë dhe sot në mëngjes në orët 22:00 deri 05:00, ka kryer aksion kontrolli në objektin hotelierie “Bake-kom” në Çegran, në pronësi të një 48 vjeçari, banor i këtij fshati, njofton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit janë gjetur 11 gra, prej të cilëve 9 nga Republika e Shqipërisë dhe dy nga Maqedonia, të cilat janë angazhuar si këngëtare dhe kërcimtare.

Shtetaset e Shqipërisë të cilat kanë qenë në moshë prej 20 deri në 40 vjet, janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas mbajtjes së shkurtër janë dorëzuar në  Sektorin për Krim Ndërkufitar, Emigracion të Huaj dhe Riparim për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button