GËZUAR VITIN E RI SHQIPTARË!

Në jetën e përditshme, dëgjojmë nga të gjitha anët,  se si gjërat në një shoqëri,  duhet të depolitizohen apo te dedogmatizohen, normalisht nëse kjo është e mundur të bëhet, në radhë të parë në kontekstin individual, dhe më pas në atë institucional. Një tendencë e këtillë, s’do mend që do na ndihmonte të respektojmë në radhë të parë veten dhe më pas shoqërinë dhe rregullat e botes ne te cilën jetojmë.  Një tendencë e këtillë, gjatë historisë së civilizimeve, gjithnjë ka paraqitur pikë neuralgjike e cila më pas ka rezultuar në zënka,  beteja apo luftëra, ndërmjet promovuesve apo imponuesve të një koncepti ‘joreal’ në rrethana të një shoqërie reale’.

Te ne shqiptarët, pa marr parasysh ku jetojmë, depolitizimi dhe dedogmatizimi, gjithnjë janë koncepte komplekse, të cilat pjesa dërmuese e popullatës, vështirë që mund t’i zbërthejë e lëre më t’i perceptojë në interes kolektiv dhe kontekst kombëtar.  Një gjendje e këtillë, rikthyer pas në historinë e kombeve të ndryshëm, gjithnjë  ka rezultuar me dëmtimin, tjetërsimin dhe më në fund edhe ‘akulturalizimin e popujve dhe kulturave të vogla’ dhe të vjetra si ajo shqiptare, gjithnjë në bazë të bindjeve fetare!

Një pikë e këtillë ‘neuralgjike’, tanimë për dekada po keq-konceptohet edhe ndër shqiptarë, ndërsa për të qenë më konkret, ky fenomen, zanafillën e ka, vitet e para, pas rënies së regjimit komunist, për të vazhduar deri më sot, dhe fatkeqësisht, në pafundësi! Definimi dhe perceptimi ‘tjetërfare’ i Vitit të Ri, festë kjo, që në familjet tona, atëherë kur të parët tanë gëzoheshin së si ne të moshuarit e sodit, që  ishim të vegjël,  festonim, bashkë më ta, ndërsa më vonë kur fëmijët tanë ishin të vegjël,  ndërsa neve dhe prindërit tanë, atëbotë, në moshë më të shtyrë, festonin bashkë, rikujtoj;  festohej me një kënaqësi të veçantë, me gëzim dhe dashuri të ngrohtë, në rrethe me  miq dhe  familjarë,  madje edhe publik më të gjërë, nëpër lokale, shtëpi, restorante, hotele, bare etj., etj.

Kjo ishte bota kur ne ishim, ne të vërtetë ne. Atëherë kur cakërronim gotat për dolli miqësore, pa vëzhgime prejudikuese të atyre që, në pavetëdije,  perceptohen ndryshe.  Ishin këto rrethana të shkëlqyera të festave të Vitit të Ri, kur jehonte kënga, vallëzohej me të madhe, urohej me të madhe, ngritej ndonjë dolli andej-kendej, vallëzohej  a la europiançe, ndërsa sytë e festuesve, nuk paragjykonin përveç mënyrën nëse vallëzonim mirë apo keq!  Dhe krejt kjo bënte që festat e Vitit të Ri, të shkëlqenin, dhe të na bënin të ndjeheshim, pikërisht si në shtëpinë tonë,  si individë dhe popull i vogël por me kulturë dhe traditë të pastër evropiane.

Thjeshtë, festohej gjithandej, njëkohësisht, pa rezervë dhe pa stereotipa apo klishe të natyrave, që fatkeqësisht, tanimë për një kohë të gjatë, kllapisin mendjen e shqiptarit, përfshirë këtu të gjitha moshat, dhe më e keqja, kllapi me një tendencë tepër agresive dhe pse jo edhe gjithëpërfshirëse. Sikur të mundoheshim, ta definonim këtë ‘fenomen devijimi’ nga ajo që jemi, nga ajo që kemi kultivuar me mijëra vite dhe nga ajo që synojmë sot dhe me dekada pas, do të ishte vështirë të përshkruanim bastardimin e këtyre ndryshimeve dhe shkaqet alogjike që sjellin deri tek ‘paragjykimet e ashtuquajtura të shenjta’ ! Për fat të mirë, mekanizmi i perceptimit  dhe konceptimit të mirëfilltë logjik,  i vlerave kulturore, të ndërlidhura ngushtë me ato natyrore, si puna e Vitit te Ri ( nderimi i mot-moteve, bëj rekuiem prindërve të mi),  edhe sot e kësaj dite, ndër shqiptarë, ngel festë mjaft e preferuar dhe mjaftueshëm e festuar ! Si ecin punët në ‘taborin tjetër të  masës amorfe, asaj që në emër të bindjeve rreth botës përtej varrit, në epokën e erërave të demokracisë dhe ndikimeve të çuditshme të kohës se globalizmeve të  çfarëdolloj qofshin, që përfshijnë çdo segment të jetës ?! Kujtoj, është pyetja që parashtrohet sot.

Genesis: Muslimanët, respektivisht arabët dhe popujt tjerë nomad, përfshirë edhe turqit, që edhe pse kanë shtetin sekularist, fatkeqësisht,  religjionin e përdorin për strategji afatgjate të supremacisë mbi të tjerët, të vegjlit, të dobëtit të paformuarit kombëtarisht, dhe ‘me te devotshmit’,  në radhë të parë ; te asaj ekonomike e më pas edhe  asaj kulturore  e politike, tanimë më për dekada, kanë  konceptin e tyre të Vitit të Ri!

Është ky Viti i Ri i njohur si  “Amon Jadid,” dhe si i tillë, nuk bie më  1 janar të viteve konsekutive.  Arabët dhe të tjerët, por fatkeqësisht tanimë edhe ne shqiptarët, për dallim nga shtresat tona të shkolluara dhe mirë shqiptarisht të formuara,  të orientuara andej nga lind demokracia dhe dielli,  gjendja është ndryshe. Një pjesë bukur e mirë e jona, përfshirë këtu edhe të rinjtë e indoktrinuar nga magjia e orientit të mesëm, nga sekte dhe asociacione/ shërbime të dyshimta dhe të paudha,  injorojnë Vitin e Ri Oksidental. Injorojnë në një mënyrë këtë festë të madhe të  botës së civilizuar, boten e vlerave globale, botën që njeh kombe, shtete, kultura e civilizime dhe që synon bashkëjetesën, pa paragjykime dhe fyerje kulturore,  mbi të gjitha.

Festa në fjalë, dekadat e fundit, ndër ne shqiptarët por edhe më gjërë, është pika ku gjenerohet një frustracion plot mos-tolerancë; ndërmjet shqiptarëve si popull me tre përkatësi fetare, dhe më gjërë. Një popull, që fenë e ka vlerë kulturore, ndërsa tolerancën intra-kombëtare, devizën më të ndejshme por edhe më të fuqishme të zhvillimit dhe ardhmërisë!  Nëse për “myslimanët e bashkëkohorë” ato; arabo-turqë, që në mesin tonë, numri po u shtohet me të madhe,    “Amon Jadid”, shënon ditën e parë të vitit të Ri, në kontekstin historiko-religjioz. Është fakt historik për arabët dhe nomadët tjerë ekspansionist, që kjo ditë ishte dita kur Mohammad a.s., dhe ithtarët e tij, shkuan në Medinë, për t’u ikur persekutimeve, nga klanet sunduese të Mekës së atëhershme, në vitin 576, të epokës tonë, me qëllimin të themelimit të Shtetit të parë të shenjtë islamik, që gjatë shekujve, në emër të divines dhe perëndisë, do të luftonte për  supremci globale.
Kështu bëjnë edhe shumë koloni, anë e kënd botës, që së paku u civilizuan nga kolonialistët Evropianë, dhe që si kombe u konstituuan nga largimi i këtyre të fundit nga trojet e tyre. Me një fjalë, popuj primitivë, që mendonin se në këtë mënyrë, do t’i iknin ndikimit të kulturës oksidentale, e cila ua mundësoi krijimin e shteteve respektive.  Fatmirësisht, por edhe fatkeqësisht, për të forcuar identitetin e tyre, kështu bëjnë edhe shumë popuj të tjerë të religjionit islam, për  t’iu kundërvu sunduesve të tyre ( Chechenia v.s. Rusisë absolutist).  Në rastin konkret  Viti I Ri  Arab, është një devizë për forcimin e bindjeve, besimit dhe komfortit shpirtëror, qoftë ky individual apo kolektiv, tek ky popull i përvuajtur tanimë me dekada, drejtë një lirie të mundshme, nëse këtë e duan arabët, dhe viti i tyre i Ri!

Nëse do të bënim një retrospektivë nga këndi ynë i shikimit të fenomenit në fjalë, normalisht, studiuar në kontekstin psikologjik, atë identitar, kulturor, përkatësisë  antropologjike dhe gjeografike, komponentë këto,  që nuk mund të definoheshin ndryshe, përveç se autoktone shqiptare dhe pa dyshim të kultivuara dhe të përqafuara nga Evropa e civilizuar demokratike,  nuk do kishte shpjegim logjik, përpëlitja jonë ndërmjet Vitit të  Ri oksidental dhe atij arab! Kjo thjeshtë, ngase i pari, është bazuar në postulate shkencore, ndërsa i dyti në ato shkencore të udhëhequra nga ato religjioze arabe, për të zgjeruar këtë civilizim, madje drejt meridianëve më të largëta të botës.
Si e justifikojmë ne shqiptarët injorimin e Vitit të Ri, që më pas sjell 1 Janarin e vitit konsekutiv, që në fakt është kodi i unifikuar global, sipas të cilit numërohen ditët, muajt dhe vitet, në tërë rruzullin tokësor? Në epokën e globalizimit, dhe teknologjive ultra të zhvilluara të informimit, ku ndërhyrjet kirurgjike realizohen nëpërmjet robotëve dhe kompjuterëve, nga kontinenti ne kontinent,  kur përderisa unë po shkruaj këtë ese, në qiellin blu, mbi kokën tonë, fluturojnë miliona njerëz, a nuk janë unike dhe gjithëpërfshirëse ora,  dita e viti, për të gjithë ne?

Është një fakt që nuk mund të ndryshohet. Për më tepër, është ky një fakt që nuk duhet emëruar si vlerë e një religjioni tjetër, ngase thjeshtë biem ndesh me shkencën dhe arritjet më të mëdha që ka arritur njerëzimi. Në librin tonë të shenjtë, nuk haset, madje asnjë varg i vetëm që shpreh mendim/qëndrim kategorik,  rreth asaj se nuk duhet apo  duhet të festohet kjo festë Globale e ndërrimit të motmoteve, ku dhe si! Qëndrim ky që e mbrojnë edhe shkencëtarët arab, inteligjenca arabe, ndërsa e kundërshtojnë të paditurit ( xhahilët-injorantet,  në trans të vazhdueshëm)  dhe të gjithë ato që jetojnë e praktikojnë fenë,  të komanduar sipas dogmave të thella, të bazuara në ‘vlera historike nacionale arabe të pandryshueshme’  dhe mite të shpjegueshme,  vetëm për to.

Për më tepër,  Viti i Ri global,  nuk është festë nacionale,  as rajonale, nuk ka tendenca të ekspansionizmit kulturor mbi popuj e kultura që praktikojnë islamin dhe vlerat e tija,  thjeshtë është festë globale sa më s’ka, bazuar në fakte shkencore, që nuk mund të ndryshohen. Për ta forcuar edhe më tepër qëndrimin e Vitit të Ri arab, mjafton të citojmë qëndrimin e nenit Al – Sharif, që përshkruan traditat e Muhamedit a.s., që në fakt besimtarëve u  imponon largimin nga çdo mënyrë e festimit të Vitit të Ri global, ngaqë mund të  konsiderohet, si  largim nga feja, që në fakt, nuk është reale. Një urdhër,  që flet për mos-tolerancë ndaj kulturave dhe religjioneve të tjera.  Edhe pse, si fenomen, mund të duket  ‘çështje e lehtë’, sot ajo  po shndërrohet në  një pikë të galvanike të nxehtë, e cila ndër mesin tonë, nuk guxon të diskutohet. Për më tepër, kihet përshtypja që për adoptimin e një vlerë kulturore-fetare,  që është kryekëput e huaj,  të jemi të ndarë në më shumë grupe e nëngrupe shqiptarësh, ashtu siç jemi të ndarë në çdo segment të jetës, ndërmjet jo-toleranncës Salafiste, ‘ filozofi’ që imponohet me forcë nga shteti islamik në formim të sipër, që mori jetën e miliona njerëzve të pafajshëm në Siri, dhe krahu tjetër, ai i besimtarëve reformist, që  vepron sipas koncepteve të islamit të moderuar dhe të përshtatur në të gjitha segmentet kulturore dhe fetare, në rrethet një gjeopolitike funksionale  religjioze, e cila, tenton të jetë tolerante dhe përqafuese për të gjithë njëlloj.

A mundemi si shqiptarë, ta gjejmë veten në rrethana të këtilla të një stuhie të globalizimit, a mundemi ta tërheqim linjën konkrete, deri ku është e jona dhe si duhet ta respektojmë, pa u kontrolluar këtu nga divineja, nga e shenjta dhe nga strategjitë e supremacisë së atyre që na shikojnë ndryshe?

Dhe sa për përmbyllje, nënkuptohet që nuk mundemi t’i injorojmë dallimet kulturore dhe fetare ndërmjet njerëzve, edhe atë; në kontekstin intra-nacional,  rajonal, por edhe atë global, por ajo që duhet të dimë dhe që nuk mundemi ta injorojmë, është që; nëse praktikojmë kulturën e një tjetri, që e ke të largët dhe të panjohur, përfshirë këtu veshjen e tij, sjelljet e tij, gjuhën e tij, kuzhinën e tij,  gjithnjë bazuar në atë hyjnore, në sigurimin e xhehenetit përtej varrit,  padyshim që kontribuon për atë kulturë në mënyrat madje edhe më dogmatike që ka shpikur mendja e njeriut. Andaj   populli ynë evropian,  thotë që: “s’ka dyshim që me atë që shkon,  si ai do të bëhesh”. Për më tepër, kjo klasë njerëzish,  në pavetëdijësi, kalon nëpër ‘procesin e famshëm të ‘metamorfozës kulturore dhe shpirtërore’, të  Kafkës së famshëm, që përfundimisht, dale-ngadalë, mos ta njohë vetveten, të harroje rrënjët dhe vlerat e tija, duke u shndërruar në një ‘brumbull monstruoz, i përshtatshëm për  evoluar në ‘ një qenie të panjohur’  e të shëmtuar sa më s’ka, që madje, as  Kafka i madh, nuk  do mundej ta definonte!

Andaj,  GËZUAR VITIN E RI 2019, SHQIPTARË!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button