Bastoret dhe kazinot, Partia Liberale: Qeveria dhe Ministria e Financave ta ndjek shembullin e Shqipërisë

Partia Liberale e Maqedonisë i jep mbështetje të plotë Qeverisë dhe Ministrisë së Financave ta ndjek shembullin e Shqipërisë që të bëjë ndryshime ligjore në ligjin për lojërat e fatit, gjegjësisht t’i mbyll kazinot dhe bastoret në vendet e banuara, njofton Portalb.mk.

“Partia Liberale e inkurajon Qeverinë e Maqedonisë dhe Ministrinë e Financave, që sipas shembullit të fqiut tonë perëndimor Republikës së Shqipërisë të bëjë ndryshime në ligjin për lojërat e fatit. Për këtë qëllim duhet që të shfuqizohen aktivitetet e lojërave të fatit në vendet e banuara”, thuhet në kumtesën e partisë.

Sipas tyre, këto dukuri nuk shkojnë në të mirë të ndërtimit të shëndoshë të nacionalitetit dhe shtetit.

“për atë kërkojmë që të mbyllen të gjitha kazinot dhe bastoret sportive të cilat tani gjenden në numër të madh në rrugët kryesore nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë, por edhe afër institucioneve arsimore. Propozojmë që bastet sportive të bëhen vetëm në internet platformë, ndërkaq kazinot të jenë të qasshme vetëm në hotele të kategorisë së lartë, ose në zona me largësi së paku disa kilometra largësi nga vendet e banuara”, thuhet në kumtesën e PL-së.

Ndryshe, javën e kaluar mijëra qytetarë në Tetovë protestuan në sheshin “Ilira” kundër kazinove dhe bastoreve. Organizatorët e protestës, gjegjësisht Lëvizja Anti-Bixhoz, kërkoi nga autoritet që të largohen kazinot 3 kilometra larg vendbanimeve.

Përkrahje për këtë protestë dhanë klerikët fetarë, organizatat joqeveritare, por edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në lidhje me kërkesat e protestuesve, ministri i Financave, Dragan Tevdoovski tha se do t’i analizojë të njëjtat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button