Kamçev i është arsyetuar Canoskit: Jam i afërt me Mijallkovin, por Gruevski po e rrënon “Kosmosin”

E dëshminë e Sefer Cakosnkit, djalit të biznesmenit Fijat Canoski, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër prishjes së kompleksit banesor “Kosmos” në vitin 2011, me urdhër të ish kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

“Në prill, vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentaren ë vitin 2011, lejen për ndërtimin e kompleksit banesor “Kosmos”, pushteti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e ka tërhequr lejen për ndërtim të objektit, i cili vetëm se ka qenë i ndërtuar, ppasi që babai im doli nga koalicioni me Nikolla Gruevskin”, dëshmoi Canoski.

Pasi fitoi Gruevski, menjëherë Canoskit i është dhënë vendimi që ta largojë vetë ndërtimin, gjegjësisht vetë ta prish.

Më 1 gusht, përpara Ilindenit, ekipet me makineri filluan t’i bëjnë përgatitjet për prishje.

“Fqiu im i parë ishte Orce Kamçev. E luta që të mos shkojnë me skenarin më të zi. Pas disa ditësh mora përgjigje nga Orce se ai është i afërt me Sasho Mijallkovin, por se ai nuk ka pikëtakim me këtë lëndë dhe se këtë punë e koordinon drejtpërdrejt kryeministri Nikolla Gruevski”, dëshmoi Sefer Canoski.

Pastaj ka shkuar që t’i lut Musa Xhaferin dhe Ali Ahmetin që ata ta bindin Grueskin që të mos e prish Kosmosin.

“Përpara se të vish, të them se për shkak se babai yt e ka lëshuar koalicionin me VMRO-DPMNE-në, dhe nuk ka koalicionuar as e BDI-në, shumë rëndë, thuajse e pamundur të parandalohet prishja”, tha Sefer, se i ka thënë Ali Ahmeti në telefon.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TNT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button