Pushteti dhe opozita u bënë bashkë në Kishën Katolike (FOTO)

Kreu shtetëror mbrëmë ka marrë pjesë në Liturgjinë e Shenjtë me rastin e Krishtlindjeve Katolike në Kishën Katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev ishte me bashkëshorten Zorica Zaeva, ndërkaq afër tyre ishin presidenti Gjorge Ivanov me bashkëshorten Maja, dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, me bashkëshortin, Bozhidar Jankovski.

Nga ana tjetër, morën pjesë edhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar, gjegjësisht zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, por edhe nëkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.

Në Liturgjinë e Shenjtë mori pjesë edhe kryetari i opozitares, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili ishte bashkë me bashkëshorten e tij dhe deputetin e partisë, Vlladimir Gjorçev.

Liturgjia e Shenjtë për Krishtlindjet Katolike në Kishën Katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup
Liturgjia e Shenjtë për Krishtlindjet Katolike në Kishën Katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button