Pro Obamës, Scarlett Johansson dhe Eva Longoria!

Barack Obama ka fituar përkrahjen e dy aktoreve të famshme hollivudiane, Scarlett Johansson dhe Eva Longoria, dhe kjo nuk është pak për presidentin amerikan.

Hollyëood gjithnjë ka qenë më shumë demokrat sesa republikan, dhe yje të tillë si George Clooney, Angelina Jolie, Brad Pitt, Susan Sarandon, Barbra Streisand apo Robert Redford, vazhdimisht kanë mbështetur kauzën demokratike.

Nisur nga kjo arsye, përkrahja që i kanë dhënë dy aktoreve e famshme të Hollywood, presidentit Obama nuk është parë si risi, raporton noa.al.

Longoria dhe Johansson kanë folur pro presidentit amerikan gjatë hapjes zyrtare të Konventës së Demokratëve.

Të shumta kanë qenë komentet ndaj tyre por edhe ndaj Clint Eastwood, i cili vazhdimisht ka mbështetur e mbështet republikanët, dhe që kohët e fundit kishte realizuar një dialog të heshtur me Barack Obama, përballë një karrigeje të boshatisur.

Por, sigurisht që bukuria femërore ka apelin e saj dhe Eva Longoria e veshur me kostum blu dhe me flokët me onde, ia arriti qëllimit për përkrahjen e presidentit.

Ish-shtëpiakja e dëshpëruar prej muajsh është rreshtuar përkrah presidentit Obama për të konsoliduar avantazhin e tij mes zgjedhësve latinë.

Ndërsa nga ana tjetër shfaqej Scarlett, e veshur sportive me një bluze t-shirt të bardhë me flamurin amerikan, xhaketë gri dhe pantallona të kuqe.

“Nuk po ju flas si aktore e re e Hollywood, por si një e re amerikane”, u shpreh ajo.

Por, a do të mund t’ia dalin bukuroshet hollivudiane përballë “luanit të vjetër”, por të vetmuar Clint?/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button