Hiri i bardhë

Një grua në Bulevardin e Miçigenit ka një papagall
dhe një peshk të artë e dy minj të bardhë.
Dikur e ka pasur shtëpinë plot vajza me kimono
dhe tri zile në derë.
Tash është vetëm me papagallin dhe peshkun e artë e dy minjtë e bardhë …
dhe ja disa nga mendimet e saj:
Dashuria e ushtarit në pushim ose e detarit me leje për të dalë në breg
djeg si zjarr llogoresh, e kuqe dhe e portokalltë.
Dashuria e punëtorit të jashtëm gruaja e të cilit është një mijë mile larg
ngrihet si tym i rimtë.
Dashuria e djalit e dashura e të cilit është martuar me një burrë plak për para
digjet me një flakë të pasigurt, të ngulfatur.
Por është edhe një dashuri ….një nga një mijë …..që digjet pa telashe
dhe tretet duke lënë hi të bardhë ….
Por ky është një mendim të cilin ajo kurrë s’ia tregon
as papagallit, as peshkut të artë, as minjve të bardhë.

Autor: Karl SANDBERG
Përktheu: Xhabir  AHMETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button