MASH rekomandon që të punësuarit arsimor të lirohen nga puna nga 2 deri më 11 janar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë ditës i ka njoftuar të gjithë drejtoret e shkollave fillore dhe të mesme në vend rreth rekomandimit që MASH ka për mësimdhënësit dhe të punësuarit nëpër shkolla në lidhje me pushimin dimëror, përcjell Portalb.mk.

Sipas këtij rekomandimi, punëtorët do të lirohen nga puna që nga 2 janari deri më 11 janar dhe kjo bëhet me qëllim që të ulen harxhimet për ngrohjen e objekteve.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës rekomandon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në vend, në bazë të kompetencave të përcaktuara në Ligjin për arsim fillor dhe Ligjit për arsim të mesëm, të mos organizojnë aktivitete të punës për mësuesit, bashkëpunëtorët profesional dhe për stafin administrativ, me përjashtim të stafi teknik që përkujdeset për sigurimin e objekteve dhe pronave të shkollave gjatë periudhës nga 02.01.2019 deri më 11.01.2019, kur edhe shfrytëzohet pushimi dimëror i nxënësve” thuhet në letrën e rekomandimit të nënshkruar nga ministri  Arbër Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button