Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për dialogun me Serbinë

Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin mbi detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në mbledhjen e qeverisë se projektligji i propozuar përcakton hierarkinë institucionale dhe procedurat e vendimmarrjes në procesin e dialogut me Serbinë. Haradinaj theksoi se projektligji do t’i përcillet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Kabineti qeveritar gjithashtu vendosi të ndajë 300.000 euro për punën e delegacionit shtetëror gjatë procesit të dialogut

Më herët, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që të mërkurën të mbajë një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet draft-marrëveshja e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë. Vendimi u mor në bazë të një kërkese të nënshkruar nga 40 deputetë të partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës në një seancë të shtunën e kaluar miratoi një rezolutë mbi dialogun me Serbinë, e cila parasheh formimin e një delegacioni të ri shtetëror. Delegacioni i ri do të udhëhiqet nga kreu i Partisë Socialdemokrate në opozitë, Shpend Ahmeti, dhe kreu i Nismës Socialdemokrate në pushtet, Fatmir Limaj. Delegacioni përbëhet nga 12 anëtarë, shtatë nga partitë në pushtet, katër nga opozita dhe një nga shoqëria civile. Anëtarët e dy partive më të mëdha të opozitës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk morën pjesë në seancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button