Shkup, është hapur ekspozita “Kujtimet e Luftës së Parë Botërore”

Në “Muzeun e luftës maqedonase” në Shkup sot u bë hapja e ekspozitës “Kujtimet e Luftës së Parë Botërore” me të cilën do të shënohet 100-vjetori i përfundimit të një prej ngjarjeve më të përgjakshme dhe më dramatike të historisë botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita përmes materialeve dokumentare, fotografive dhe dëshmive personale, të mbështetura me fond të pasur muzeor, e prezanton jetën ushtarake, por edhe jetën në kohën e luftës nga perspektiva autentike.

Ekspozitën solemnisht e hapi ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi, duke rikujtuar se bota në vitin 2018 përmes shumë aktiviteteve dhe nismave shënon njëqind vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Përmes sinergjisë së llojeve të ndryshme të kujtimeve, të shkruara, vizuale, sendeve të dokumentuara dhe personale mësojmë më shumë për jetën në luftën e madhe, por edhe për luftën në jetën e përditshme. Përkujtimi i sotëm i armëpushimit nga nëntori i vitit 1918 madje edhe simbolikisht është një leksion i rëndësishëm historik për të gjithë”, theksoi Ademi.

Kristian Timonie, ambasador i Republikës së Francës, theksoi se Evropa mbetet e kthyer drejt ardhmërisë, pa mos u kthyer në stereotipet dhe legjendat. Ai po ashtu theksoi se mitet për madhësinë e shënimeve nacionaliste, çdoherë kanë përfunduar me katastrofë të madhe mbi popujt.

“Më shumë se kurdoherë, edhe përkundër pengesave, perspektiva jonë e përbashkët është pajtimi në kontinentin evropian nga Atlantiku deri në Ural, ku janë të bashkuar paqja, liria dhe zhvillimi”, tha Timonie.

Drejtoresha e Muzeut të luftës maqedonase, Daniela Nikolova, theksoi se me ekspozitën dëshironin të prezantojnë dy aspekte, ndodhitë ushtarake në front dhe prezantimi i betejës së njeriut të zakonshëm në kushte lufte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button