Ancelotti: Krahasimi me vetveten, jo me Juven

Carlo Ancelotti është pa dyshim një nga trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit. Trofetë që ka fituar do t’i kishte zili çdokush. Tashmë trajner i Napolit në Serinë A, Ancelotti foli fillimisht për dominimin e Juventusit në kampionatin italian:

“Nëse them se mundohemi të stërvitemi sa më fort për të mundur Juven, automatikisht bëhet një objektiv shumë i largët. Preferoj krahasimin me veten. Dëshiroj një skuadër që do të luftojë deri në fund të kampionatit. Në Serinë A, cilësia e lojës nuk është e shkëlqyer, por është e mirë. Qëllimi është rritja e nivelit, si me klubet, ashtu edhe me kombëtaren”, njofton Supersport.al.

Gjithashtu, Ancelotti deklaroi se ka qenë shumë afër rikthimit tek Milani për dy herë, por edhe për ndryshimet taktike në krahasim me paraardhësin e tij, Maurizio Sarri, i cili tashmë drejton Chelsean.

“Është e vërtetë që kam qenë pranë rikthimit te Milani për 2 herë. Një herë kur u largova nga Reali, kur më kërkoi Galliani, dhe kur u mbyll përvoja me Bayernin, me Fassonen që donte të drejtoja klubin. Sa i përket ndryshimeve taktike, nuk ka një të vërtetë absolute në futboll. Ka njerëz të cilët kanë fituar me mbajtje topi, apo të tjerë me kundërsulme. Jam munduar t’u jap idenë time të lojës lojtarëve, besoj se po ia dalim mirë”.

Aktualisht, Napoli renditet i dyti në kampionatin italian, me 41 pikë të grumbulluara në 17 takime të luajtura. Sfida e ardhshme për të kaltrit do të jetë ditën e mërkurë kundër Interit, në “San Siro”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button