Ligji për Antikorrupsionin dhe konfliktet e interesit, e kaloi leximin e dytë në Kuvendin e Maqedonisë

Ligji i ri për parandalim të korrupsioni dhe konfliktit të interesit ka kaluar në leximin e dytë vetëm me votat e shumicës parlamentare, gjë e cila ka nxitur kritika nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Opozita e konsideron ligjin si njërin nga propozimet më të këqija që janë bërë gjatë periudhës së fundit, dhe vlerësojnë se me këtë Komisioni për Parandalim të Korrupsionit do të shndërrohet në organ me fuqi të qendërzua. Sipas deputetit të VMRO-së, Antonio Milloshoski kjo bëhet që Qeveria të nënshkruajë tendere në katër sy, dhe solli shembullin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për botimin e librave.

“Është e dukshme që Qeveria me mungesën apo me mosfunksionimin e Antikorrupsionit, ka planifikuar që ato marrëveshje që i ka planifikuar, t’i realizojë, respketivisht t’i udhëheqë pa problem”, tha Milloshoski.

Nga partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sigurojnë se me ligjin e ri hapet rrugët që Antikorrupsioni të shndërrohet në organ të pavarur dhe transparent.

Me ligjin mundësohen edhe zgjedhja e anëtarëve të Antikorrupsionit, i cili ka 9 muaj që nuk funksion që kur ish anëtarët e saj dhanë dorëheqje.

Ligji i miratua me 58 vota “për” dhe 16 “kundër”, ndërkaq i njëjti parasheh ndryshime siç vijojnë më poshtë:

Me ligjin do të rregullohet fushat e korrupsioni dhe konfliktit të interesit, ku precizohen termet personi zyrtar, familje, persona të afërt dhe definohet termi rrezik nga korrupsioni.

Ndryshime në procedurën për emërim të kryetari dhe anëtarëve të Antikorrupsionit, statusi dhe pagat e tyre, si dhe në ndërprerjen e funksionit dhe shkarkimit të anëtarëve.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristoski njoftoi se parashihet edhe zgjerimi i kompetencave të Antikorrupsionit.

“Risi janë edhe mënyra e përpilimit dhe miratimit të Strategjisë Nacionale për parandalim të Korrupsionit dhe konfliktit të interesit, kurse ka ndryshime edhe në pjesën e mënyrës së sjelljes së vendimeve nëpërmjet seancave publike dhe ndjekja e financimit të partive politike. Ka ndryshime edhe në kapitullin 8, që lidhet me gjendjen pronësore dhe interesat dhe detyrimet te shërbyesit administrativ, gjyqësor dhe publik të kategorisë P1”, tha Ristoski.

LEXO: Ligji për antikorrupsion nën thjerrëzën e KE-së, pritet të reflektojë gjatë dhjetorit
LEXO: Qeveria gati në gjysmë të mandatit, ndërsa kryeministri paralajmëron Komisionin të ri për antikorrupsion
LEXO: Sekretariati i Antikorrupsionit po pret për punësime dhe hapësirë për TI pajisjen e dhuruar
LEXO: Komisioni për parandalim të korrupsionit: Komisioni që nga luftëtari u bë krijues i korrupsionit (vizuelizim)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button