Mickoski: Do ta inkurajojnë Zaevin të kandidohet për president të shtetit

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në 27 vjetorin e Konferencës së Unionit të Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së, ka porositur se personat në pushtet janë mashtrues, njofton Portalb.mk.

“Premtuan jetë, sollën vetëm vuajtje. E shkurtojnë bukën e popullit, duke i rritur çmimet, derivatet kanë çmime marramendëse. Kjo është Qeveri anti-ekonomike dhe anti-reformuese. Sot asgjë prej tyre nuk na habit, çdo fjalë që do ta dëgjojmë e dini se ju gënjejnë. Për atë, Zaevin tani do ta shtyjnë dhe do ta inkurajojnë që të kandidohet për president i shtetit dhe kështu mendon se do të mund t’i ikë përgjegjësisë për gjithçka që po i ndodh shtetit, për të gjithë premtimet e rrejshme dhe të parealizuara, për të gjitha padrejtësisë, por patjetër të porosis që të mos gënjehet. Ai biletë është për një drejtim, përgjegjësia do të arrij. Ka qenë ose jo kryeministër. Përgjegjësia do të vijë. Për atë që e drejta e vërtetë patjetër të sundojë. Madje edhe për Zoran Zaevin”, theksoi Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button