Janë anuluar disa fluturime në Aeroportin e Shkupit

Qarkullimi ajror në Aeroportin e Shkupit po zhvillohet me vështirësi, një pjesë e fluturimeve janë anuluar, ndërsa një pjesë e atyre që duhet të realizohen, presin që të kenë vonesa.

Sipas faqes së internetit të aeroportit të Shkupit, janë anuluar fluturime dhe aterime për dhe nga Stambolli dhe Athina, ndërsa fluturimi nga Doha i “Qatar Airways” është riorientuar për në Sofje. Paralajmërohen vonesa të fluturimeve nga Vjena.

Sot në mëngjes deri në orën 8 u realizuan të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara në aeroportin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button