Padi penale kundër dy personave, MPB ka konfiskuar mbi 52.000 pushkaliqe, 400 raketa dhe dinamit

Pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve në zonën e SPB Shkup dhe SPB Manastir në disa ditët e kaluara me qëllim të parandalimit të shitjes ilegale dhe përdorimit të mjeteve piroteknike te dy persona janë gjetur mbi 55.000 copë mjete piroteknike, njofton Portalb.mk.

Te R.E. (29) nga Shkupi dhe A.M. (36) nga Manastiri janë gjetur mbi 52.000 pushkaliqe, mbi 400 raketa dhe rreth 3.000 copë materie shpërthyese, dinamit dhe tjera.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër dy personave do të dorëzohet padi përkatëse për kryerjen e veprës penale “përpunim i paligjshëm dhe lëshim në treg të armatimit ose materieve shpërthyese”, e cila është vepër penale sipas nenit 396 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me masat dhe aktivitetet me qëllim të sanksionimit të këtyre veprave penale.

LEXO: MPB rikujton qytetarët: Do të dënoheni nëse krisni pushkaliqe dhe mjete tjera piroteknike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button