Maqedoni, këto janë tetë shpenzuesit më të mëdhenj të buxhetit për vitin 2018

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore në dhjetë muajt e parë të vitit 2018 arritën në 159.6 miliardë denarë, ose 24.3 për qind të PBV-së, që, sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së financave, është 1.3 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Më poshtë është përmbledhja e shpenzimeve buxhetore për shfrytëzuesit më të mëdhenj të buxhetit, buxheti i përgjithshëm vjetor i të cilëve përbën 88% të buxhetit të përgjithshëm të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë.

Përmes seksionit Ministria e Financave – funksionet e shtetit janë realizuar 36.9 miliardë denarë përmes, që paraqet 78.1% të buxhetit vjetor. Pjesa më e madhe e shpenzimeve ose 69.5 për qind përbënte shlyerjen e borxhit kryesor, për çka në periudhën janar-tetor 2018 janë shpenzuar 25.6 miliardë denarë ose 90.8 për qind e fondeve të planifikuara për këtë qëllim në vitin 2018.

Ministria e punës dhe politikës sociale në periudhën janar-tetor 2018, ka realizuar 36.1 miliardë denarë ose 82.9% të buxhetit të përgjithshëm për 2018. Për më tepër, pjesa më e madhe (73.1%) e shpenzimeve në këtë periudhë janë dedikuar për transfere aktuale në fondet jashtë-buxhetore, për çka janë shpenzuar 26.4 miliardë denarë ose 83.1% e fondeve të dedikuara për vitin 2018.

Ministria e arsimit dhe shkencës nnë periudhën janar-tetor 2018 ka realizuar  fonde buxhetore në vlerë prej 17.7 miliardë denarë, që është 73% e buxhetit të përgjithshëm për vitin 2018. Pjesa më e madhe e shpenzimeve (63.9 përqind) janë transfere aktuale në njësitë e vetëqeverisjes lokale, për çka janë shpenzuar 11.3 miliard denarë ose 82.1 përqind e fondeve të planifikuara. Pagat dhe kompensimet janë zëri i dytë më i rëndësishëm që merr pjesë me 15.6%, për çka janë shpenzuar 2.7 miliardë denarë.

Ministria e punëve të brendshme në periudhën janar-tetor 2018, ka realizuar gjithsej 8.4 miliardë denarë, që paraqet 81.8% të buxhetit të kësaj ministrie për vitin 2018. Zëri më i rëndësishëm i shpenzimeve janë pagat dhe kompensimet me pjesëmarrje prej 71.8 për qind, për çka shpenzuar 6 miliard denarë ose 82.4 për qind të fondeve të planifikuara. Zëri i dytë më e rëndësishme janë mallrat dhe shërbimet me pjesëmarrje prej 15.9 për qind, për çka janë realizuar 1.3 miliardë.

Në dhjetë muajt e parë të vitit 2018, Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural (AMFBZhR) ka realizuar fonde në vlerë prej 7.1 miliardë denarë, që paraqet 83.4% të fondeve të planifikuara për vitin aktual. Zëri më i rëndësishëm i shpenzimeve është subvencionet dhe transferet (me  pjesëmarrje prej 91.5%), për të cilat në periudhën e analizuar janë realizuar 6.5 miliardë denarë.

Ministria e Mbrojtjes në periudhën janar-tetor 2018, realizuar fonde buxhetore në shumë prej 4.8 miliardë denarë, që është 78.5 përqind e buxhetit të përgjithshëm për vitin 2018. Pagat dhe kompensimet kanë pjesëmarrjen më të madhe me 63.2 për qind, për çka në dhjetë muajt e parë janë realizuar rreth 3 miliardë denarë.

Ministria e Shëndetësisë në dhjetë muajt e parë të vitit, ka realizuar fonde buxhetore në shumë prej 4.6 miliardë denarë, që është 75.2% e buxhetit të përgjithshëm për vitin 2018.

Për financimin e aktiviteteve në fushën e kulturës në periudhën janar-tetor 2018 janë realizuar fonde prej 2.5 miliard denarë, që është 69.1 përqind e buxhetit të përgjithshëm për vitin 2018. Subvencionet dhe transferet kanë pjesëmarrjen më të madhe në shpenzime me 34.5 përqind, ndërsa realizimi i tyre në dhjetë muajt e parë është 66.9 përqind, gjegjësisht janë realizuar 879 milionë denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button