FSSH e ka rritur buxhetin barnatoret, do të ketë metodologji të re të shpërndarjes së kuotave

Fondi për sigurim shëndetësor thotë se në interes të personave të siguruar dhe në interes të barnatoreve ka përcaktuar metodologji të re për shpërndarjen e kuotave për barnat e barnatoreve që kanë marrëveshje me Fondin. Ky përcaktim hyn ne fuqi nga 1 janari 2019.

Fondi deri më tani ka marrëveshje me 778 barnatore. Pjesa më e madhe e barnatoreve që d.m.th. diku rreth 500 barnatore do të kenë rritje të barabartë për rreth 20.000 denarë në muaj.

“Me metodologjinë paraprake që aplikoheshte, kishte dallime të mëdha sa i përket shpërndarjes së parave nëpër barnatore si p.sh., një njësi pune ka fituar 40 përqind kuotë mujore më të lartë në krahasim me kuotën mesatare të të gjitha barnatoreve të tjera në Republikën e Maqedonisë. Ndërsa tani me metodologjinë e re, sa i përket shpërndarjes së kuotave, të gjitha barnatoreve nëpër territorin e Maqedonisë do t’ju mundësohen kushte më korrekte. Qytetarët do të kenë mundësinë të furnizohen rregullisht me barnat e nevojshme përgjatë tërë muajit nga barnatoret më të afërta të vendbanimeve të tyre”, thonë nga FSSH.

Kjo metodologji e re e shpërndarjes së kuotave, sipas tyre, është sjellë pas analizave dhe konsultimeve profesionale mes Fondit dhe Odës së farmacistëve të Maqedonisë, Odës se tregtarëve dhe Shoqatës së farmacistëve private.

“Shpërndarja e re parasheh vlerë minimale për kokë banori në secilën njësi rajonale të Maqedonisë. Qëllimi është që në dy – tre vitet e ardhshme ti harmonizojmë buxhetet nëpër njësi rajonale duke matur për kokë banori, se deri tani në disa raste janë treguar dallime të konsiderueshme. Barnatoreve ju është përcaktuar vlera maksimale prej 650.000 denarëve për barnatore. Me mënyrën e re të shpërndarjes, një njësi pune që ka në përbërje dy ose më shumë barnatore nuk do mund të ketë kuotë në vlerë të përgjithshme më të lartë se 10% nga buxheti mujor i Fondit që e ndan për barnat me recetë në nivel republikan. Sipas praktikës së vjetër të shpërndarjes, vetëm një njësi pune ka pasur rreth 20% nga buxheti i përgjithshëm i barnave që i mbulon Fondi. Me këtë veprim është eliminuar monopolizmi i tregut dhe konkurrencës jolojale, ndërsa barnatoreve të vogla dhe të mesme ju është mundësuar kushte dhe rregulla të barabarta pune”, thonë nga FSSH.

Fondi thotë se do t’o nxisë barnatoret që t’ju ofrojnë qytetarëve më së paku 20% nga barnat pa pagesë shtesë përveç pjesës së participimit.

“Që qytetarët të mos përcjellën nga një barnatore në tjetrën, një njësi pune me më shumë barnatore do mund të bëjë shpërndarjen e kuotave të pa harxhuara nëpër barnatoret që kanë mungesë të barnave, por që janë në kuadër të së njëjtës njësi rajonale të Fondit. Rebalanci i kuotave do të kryhet dy herë brenda vitit kalendarik edhe atë në muajin qershor dhe dhjetor.

Që mos të ketë taktizime, për çdo barnatore do të aplikohet marxhë fikse prej 16% nga kuota mesatare e përgjithshme. Shfuqizohet sistemi shkallor i deritanishëm i cili ka destimuluar barnatoret të ofrojnë barna më të shtrenjta, ndërsa i ka stimuluar të ofrojnë barna me vlerë më të ulët”, thonë nga FSSH.

Fondi ka vendosur masa subvencionuese për barnatoret që ofrojnë barna qytetarëve që jetojnë nëpër vendbanimet vështirë të arritshme ose më të largëta se vendbanimet e popullarizuara. Kjo njëherit është përkrahje e drejtpërdrejtë edhe për vetë barnatoret pasi ushtrojnë aktivitet mirë me interes shëndetësor publik.

Në fillim të vitit 2019, Fondi do të shpërndajë mjete shtesë rreth 120 milionë denarëve për barnat me recetë që nënkupton se do të rritet buxheti i barnave prej 2 miliard e 900 milion denarë për vitin 2018, në 3 miliard e 20 milion denarë për vitin 2019. Kjo do të thotë se për çdo barnatore pritet rritje e kuotës për rreth 20.000 denarëve në fillim të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button