12 të akuzuar për “27 Prillin” kanë dorëzuar kërkesë për amnisti

Deri sot në mëngjes, deri në Gjykatën Penale të Shkupit kanë arritur gjithsej 12 kërkesa për amnisti nga të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar, konfirmojnë nga Gjykata, njofton Portalb.mk.

Afati pesëditor për dorëzimin e kërkesës për amnisti skadon nesër. Kërkesat të akuzuarit mund t’i dorëzojnë personalisht dhe nëpërmjet postës. Pas skadimit të afatit për dorëzim të kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria kanë afat prej pesë ditëve që të përgjigjen se kujt ia kanë pranuar kërkesën për amnisti, dhe kujt jo.

Ligji për amnisti të enjten e javës së kaluar u publikua në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, pasi që e nënshkruajti presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

Kuvendi i Maqedonisë më 18 dhjetor, me procedurë të shkurtër, me 95 vota “për” e votoi ligjin për amnisti për 27 prillin e vitit të kaluar.

Sipas ligjit për amnisti, nuk kanë të drejtë që të falen organizatorët, personat që kanë kryer dhunë, personat që kanë mbajtur armë, por edhe personat zyrtar që kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre.

Çdo i akuzuar për 27 prillin ka të drejtë që të dorëzojë kërkesë për amnisti, nëse vlerëson se i plotëson kushtet, por në fund duhet që të vendos Gjykata dhe Prokuroria.

Për ndodhitë e 27 prillit gjithsej akuzohen 33 persona, prej të cilëve 31 për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

LEXO: Këto janë personat që pritet të mos amnistohen për dhunën e 27 prillit (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button