Tottenhami fiton ndeshjen spektakolare ndaj Evertonit

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sonte në Goodison Park ndërmjet Evertonit dhe Tottenhamit, me këtë të fundit që arkëtoi pikët e plota.

Tetë gola u shënuan në këtë përballje, me Tottenhamin që fitoi me rezultat prej 2 me 6, transmeton Koha.net.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 21-të përmes Walcottit.

E Tottenhami u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar tre gola në pjesën e parë. Son Heung-Min, Alli, e Kane shënuan në këtë pjesëlojë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Eriksen, Son Heung-Min, e Kane shënuan për Tottenhaminn, kurse për Evertonin shënoi Sigurdssoni.

Në vendin e tretë Tottenhami ka 42 pikë, kurse Evertoni në vendin e 11 ka 24 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button