Vazhduan edhe mbrëmë protestat kundër Vuçiqit

Më shumë se 5,000 vetë dolën të protestojnë në Beograd të shtunën, ata protestuan kundër qeverisë dhe presidentit Aleksander Vuçiq.

Marshimi filloi drejt transmetuesit shtetëror serb RTS, e cila konsiderohej si përkrahëse e Vuçiqit – përpara se të shkonin në selinë e qeverisë.

Protestat, filluan si përgjigje ndaj rrahjes së politikanit të opozitës Borko Stefanoviç , po ato tani përfshijnë thirrje për llogaridhënie më të madhe dhe më shumë liri të fjalës.

Reporteri i Al Jazeera, në Beograd,Marko Subotiç, tha se numri i protestuesve këtë të shtunën ishte shumë më i madh se në javët e kaluar, transmeton Klan Kosova.

“Kjo ishte protesta më e madhe e qytetarëve sepse ato nuk janë të organizuara nga asnjë parti politike, por në të vërtetë janë organizuar nga disa figura publike dhe organizata studentore, megjithëse të mbështetur nga partitë e opozitës në Serbi”, tha Subotiç.

Më tej ai njoftoi se protestuesit do të vazhdojnë protestën të shtunën e ardhshme.

“Ata nuk pajtohen me gjendjen aktuale në Serbi, veçanërisht  thonë se nuk ka liri të fjalës, sipas tyre udhëheqësit e opozitës, nuk dalin në televizionin kombëtar, duke përfshirë shërbimin publik të Serbisë “, deklaron Subotiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button