Osmani: Maqedonia në vitin 2019 do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE

Viti i ardhshëm, 2019-ta do të jetë viti kur Maqedonia do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, tha në takimin e sotëm me gazetarët zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.

Pritjet e tilla Osmani i bazon në arritjet, siç tha të vitit historik 2018, në pritjen e finalizimit të detyrimeve nga  Marrëveshja e Prespës në vend, realizimin e planit të përcaktuar nga Planin 18 dhe mbi të gjitha në deklaratën e Komisarit Evropian Johanes Han mbi afatin kohor për t’u bashkuar me Unionin, transmeton Koha.mk.

“Edhe përkundër asaj që ka një pesimizëm nëse ne jemi të gatshëm apo jo, megjithatë, konfirmimi nga ana e eurokomisarit Han se Maqedonia mundet së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi  të kapë vitin 2025 është lajm i vitit, sepse 2025 është afër dhe topi është në fushë tonë, të veprojmë që të mund ta kapim këtë afat”, tha Osmani.

Sipas tij, ekziston një dilemë teknike lidhur me datën e negociatave, pasi hendeku kohor midis njoftimit të raporteve për vendet kandidate, që zakonisht ndodh në prill, mbajtja e zgjedhjeve të PE dhe shqyrtimi i këtyre raporteve nga vendet anëtare të BE, po ngushtohet.

Prandaj tha, pati takim me ministrin rumun për eurointegrime, vendi i të cilit kryeson me BE-në, me qëllim që të ketë hapësirë të mjaftueshme nga publikimi i raportit, i cili mund të jetë në fund të majit deri në Këshillin e BE-së i cili duhet që të marrë vendim (që zakonisht është më 21 qershor) që në këto 20 ditë të mund të verifikohet Raporti në parlamentet e vendeve anëtare, që të mos ketë asnjë lloj befasie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button