fbpx

Në Shkup u mbajt gara tradicionale e babadimrave

Në kuadër të festave të fundvitit, sot në qendër të Shkupit u mbajt “Gara e Babadimrave”, e pesta me radhë, organizuar nga shoqata për sport dhe rekreacion “I pari në majë”, me mbështetje të Qytetit të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara krahas karakterit garues, kishte edhe atë argëtues, ku në të morën pjesë persona nga të gjitha grupmoshat. Gjatësia e shtegut të vrapimit ishte 2 kilometra. Starti dhe finishi i garës u realizua në sheshin “Maqedonia”.

Qindra pjesëmarrës të veshur në kostume të Babadimrit vrapuan drejt Portës së Maqedonisë, Parkut Gruaja Luftëtare, ura tek MPJ-ja, përgjatë lumit Vardar drejt Urës së Gurit dhe përmes urës arritën deri te caku.

Në ndarjen e çmimeve mori pjesë edhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Ai theksoi se ndjehet mirë që gara tradicionale e Babadimrit mbahet për vitin e pestë me radhë dhe të gjithëve ua uroi vitin e ri.

“Unë shpresoj se jo vetëm sot, por edhe javët e kaluara, kemi arritur të krijojmë një atmosferë të bukur këtu në qytetin tonë. Ju dëshirojë të gjithëve shëndet dhe fat në vitin e ri 2019”, theksoi Shilegov.

Në konkurrencë të “babadimrave” femra vendin e parë e fitoi Renata Sokolovska, të dytin Naumovska Bojana, ndërsa të tretin Marija Bogdanovska.

Në konkurrencë të meshkujve vendin e parë e fitoi Nikolla Tanevski, të dytin Stojçe Petrovski, ndërsa të tretin Filip Stojanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button