Presidenti afgan njoftoi për emërimin e dy ministrave të rinj

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka njoftuar se ka emëruar Assadullah Khalid në postin e ministrit të Mbrojtjes dhe Amrullah Saleh, ministër të Brendshëm.

Khalid në të kaluarën ka mbajtur pozitën e shefit të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë së Afganistanit, ndërkaq Saleh ka qenë shef i shërbimit të inteligjencës, transmeton REL.

Ghani e bëri njoftimin për këto dy emërime të reja përmes një dekreti, ku kërkoi nga Ministri për Çështje Parlamentare që të dërgoi këto dy nominime për miratim në Dhomën e Ulët të Parlamentit afgan.

Dy zyrtarët do të jetë ushtrues detyre të postit të ministrit, në dikasteret përkatëse, derisa Parlamenti të miratojë kandidaturat e tyre.

Ende nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për këto ndryshime në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Brendshme.

Njoftimi për emërimin e dy ministrave të rinj vjen disa muaj pasi presidenti Ghani refuzoi dorëheqjet e ish-ministrit të Brendshëm, Ahmad Barmak dhe atij të Mbrojtjes, Tariq Shah Bahrami, të cilët paraqitën dorëheqjet e tyre për shkak të dallimeve politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button