Barnatoret do të fitojnë rritje të kuotave për 20.000 denarë

Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Den Donçev paralajmëroi se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të fillojë të vlejë ndarja e re e kuotave për barna në barnatoret në të cilat Fondi ka bërë marrëveshje, ndërsa duhet të mundësojë që personat e siguruar të kenë qasje më të mirë deri te barnat gjatë gjithë muajit në barnatoret në afërsi të vendit ku jetojnë, transmeton Portalb.mk.

Për vitin e ardhshëm, sipas tij, janë parashikuar 120 milionë denarë shtesë për barna të cilat do t’i mbulojë fondi. Rreth 500 barnatore, siç theksoi Donçev, do të fitojnë rritje të kuotave për rreth 20 mijë denarë në muaj. Me këtë, të gjitha barnatoret do të fitojnë kushte të mira për sigurimin e barnave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button